KPA jep vendimin përfundimtar: Fatos Lulo shkarkohet nga detyra
Nga Arkiva
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi shkarkimin e gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo.
Fatos Lulo ishte i pari gjyqtar i shkarkuar në procesin e Vettingut, ai u shkarkua sipas analizës së një komponenti, që lidhet me pasurinë.
Tashmë, ky vendim është i formës së prerë dhe sipas ligjit në Shqipëri, nuk ka shkallë tjetër. E vetmja shkallë ku mund të çohet pretendimi është jashtë Shqipërisë dhe është gjykata e Strasburgut.
KPA deklaron se:
“Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:
Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.”
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento