KPA merr vendimin: Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë 15 vite larg drejtësisë

September 10, 2018 13:36

KPA merr vendimin: Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë 15 vite larg drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka marrë vendimin për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të Komisionerit Publik, i cili kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për ndërprerje të procesit të vetting-ut për Fanën, e cila kishte dhënë dorëheqjen.

KPA ka vendosur që Mirela Fanës t’i ndalohet që të jetë gjyqtare për 15 vitet në vazhdim.

Rasti i Mirela Fanës është i ngjashëm me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për të cilin Komisioneri Publik kërkoi që t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut, pavarësisht se ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e gjyqësorit.

o.j/dita

September 10, 2018 13:36
Komento

2 Komente

  1. Une September 10, 14:23

    Me ne fund nje lajm i mire! Po per burrin e saj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*