KPK dyshon se prokurori fshehu një apartament në emër të vjehrrës. Raporti: “Vjehrra ka edhe dy parkime, megjithëse nuk përdor makinë”

January 12, 2021 22:59

KPK dyshon se prokurori fshehu një apartament në emër të vjehrrës. Raporti: “Vjehrra ka edhe dy parkime, megjithëse nuk përdor makinë”

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Arben Allajbeu nuk u paraqit në seancën dëgjimore të zhvillluar të martën më 12 janar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u relatuan gjetjet e hetimit administrativ të kryer në kuadër të procesit të vetingut.

Përfaqësuesja e tij ligjore, Antoneta Sevdari shpjegoi në fillim të seancës se prokurori Allajbeu nuk u paraqit për arsye shëndetësore dhe depozitoi pranë Komisionit një raport mjekësor të një dite më parë.

Arben Allajbeu e ka filluar karrierën e tij si oficer i Policisë Gjyqësore, për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e Beratit në vitin 2014. Në nëntor 2016, Allajbeu u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku e kryen aktualisht funksionin.

Dyshimet për fshehje pasurie

Relatorja Etleda Çiftja tha në seancë se Komisioni ka kryer hetime të hollësishme mbi një apartament në Tiranë, i deklaruar nga prokurori Allajbeu se përdoret prej tij pa pagesë që nga viti 2016. Subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se ky apartament është blerë prej vjehrrës së tij dhe se është ende i parregjistruar në emrin e saj.

Çiftja tha se pasuria në fjalë është përfituar me kontratë premtim-shitje kundrejt vlerës 52 mijë euro që ka paguar vjehrra e subjektit me inicialet H.K. Relatorja bëri me dije se Allajbeu është pyetur se cila ishte arsyeja që vjehrra kishte blerë një apartament, ku nuk kishte jetuar asnjë ditë. Ai ka sqaruar se vjehrra e ka blerë për djalin e saj, i cili jeton dhe punon në Itali prej vitesh.

Bazuar edhe në një denoncim anonim të mbërritur pranë KPK, ku pretendoj se Allajbeu e kishte fshehur apartamentin në fjalë në emër të vjehrrës në momentin që ishte transferuar në Tiranë, Komisioni ka kryer hetim lidhur me mundësinë financiare të nënës së bashkëshortes së subjektit për të shlyer pagesën e kësaj pasurie.

“Komisioni ka dyshime se subjekti i rivlerësimit është munduar ta fshehë apartamentin, pasi vjehrra e tij nuk pa pasur mundësi financiare për kryerjen e pagesës 52 mijë euro dhe nuk ka jetuar aty asnjëherë,” tha Çiftja.

Ajo evidentoi faktin se apartamenti është porositur dy muaj para transferimit të prokurorit Allajbeu në Tiranë dhe se ai ka jetuar aty pa pagesë.

Çiftja renditi në vijim si indicie për dyshimet për fshehje, faktet se vjehrra kishte blerë vend parkimi në Tiranë dhe në Berat, edhe pse nuk zotëron dhe nuk përdor makinë, dhe se djali i saj nuk ka rezultuar të kishte burime të ligjshme për investimin e kryer.

Avokatja Sevdari tha në seancë se denoncimi anonim ka ndikuar në anën subjektive të Komisionit.

“Gjithashtu çmojmë se denoncimet anonime nuk kanë vlerën e provës,” tha Sevdari, duke argumentuar se subjekti nuk mund të mbrohet në këto kushte.

Sipas Sevdarit, në këtë rast zbatohet prezumimi i pafajësisë së subjektit dhe se KPK duhet të vërtetojë jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm dyshimin e ngritur. Avokatja shtoi gjithashtu se legjislacioni shqiptar dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias e detyrojnë Komisionin që të jetë i kujdeshshëm në nxjerrjen e konkluzioneve.

“Fakti se e ka përdorur këtë apartament pa ndëprerje nuk qëndron, pasi ai nuk e ka përdorur kur ka punuar në Durrës dhe rezulton se e ka kërkuar vetë transferimin në këtë qytet. Kjo e rrëzon dyshimin e Komisionit,” tha Sevdari dhe e konsideroi si paragjykim konstatimin e KPK se apartamenti ishte porositur dy muaj para transferimit të Allajbeut në Tiranë.

“Familja e subjektit nuk erdhi asnjëherë në Tiranë dhe vazhdon të jetë jetojë në Berat, çka tregon se nuk ka pasur interesa për krijimin e pasurive në kryeqytet,” shtoi Sevdari.

Ajo shtoi se djali i vjehrrës jetonte dhe punonte prej 20 vitesh në Itali dhe kishte krijuar të ardhura të mjaftueshme. Në përfundim ajo kërkoi që vjehrra e subjektit të mos konsiderohej si person “i lidhur”, pasi nuk ekzistonte interesi pasuror.

Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs e krahasoi lënien e apartamentit në përdorim pa pagesë me një dhuratë. “Subjekti ka jetuar një vit e gjysmë në këtë apartament, duke kursyer një vlerë të konsiderueshme. Përse pretendohet se nuk është person tjetër i lidhur?” pyeti ai.

Përfaqësuesja ligjore u përgjigj se në këtë rast, marrëdhënia ishte në formën e huapërdorjes pa shpërblim dhe se mund të ishte si një kompesim. “Si një kompesim për mbajtjen e fëmijëve,” tha ajo, ndërsa ritheksoi se nuk ka qenë interesi i Allajbeut që të vinte në Tiranë.

Denoncuesi anonim ka pretenduar se kur subjekti i rivlerësimit ishte drejtues prokurorie në Berat, babai i tij është favorizuar me mbylljen e hetimit për ndërtimin pa leje të një shtëpie dy katëshe në këtë qytet. Nga hetimi ka rezultuar se çështja është mbyllur për shkak të amnistisë.

 

n.s. / dita

January 12, 2021 22:59
Komento

6 Komente

  1. Anonimi Kakavije January 12, 23:01

    Edhe ky si Rama qe tha se eshte shume me fat ia blen te gjitha Linda.
    Lum si keta burra qe kane keto gra.
    Ku i gjejne mor aman, kaq te zonja e kaq te pasura.
    Keto grate tona jane kot

    Reply to this comment
  2. Astriti. January 12, 23:29

    Ore cfare kerkoni ju te gjeni gjilperen ne kashte, prokuroret kane bere namin me korrupsion, ata jane ne formen e elefantit nga korrupsioni me dosjet dhe ceshtjet qe I sajojne duke bashkepunuar me krimin e organizuar…shikoni dosjet qe kane sajuar vetem e vetem per perfitime personale. dosje mashtrimi, dosje me histori te sajuara kercenime etj…ato shikoni mos shikoni garazhet dhe kollaret qe kane veshur. Korrupsioni dhe krimi I tyre uleret neper dosjet e gjithesecilit prokuror.

    Reply to this comment
  3. SPAK = KRIMI I ORGANIZUAR DREJTESI POLITIKE -badigard i KRIMINELAVE TE LALZIT January 13, 09:44

    Nqs doni qe ne Shqiperi te funksionoj Shteti dhe
    te kthehet Normaliteti ,

    e qytetari shqiptare te ndertoj jeten e jetoj i lumtur ne
    Shqiperi ,

    e para Shkarkoni gjithe Mafiozet (Gjyqtare & Prokuurore)
    arrestohini e i beni llogarite e Pronave .
    Duhet filluar me Spak- qe eshte baza e kalbesires se
    institucionit .

    Vetem ne Shqiperi Juristet e justifikojne Prone e perfituar nga Aferat Kriminale & Abuzimet me Detyren,

    me te tilla Shprehje Hajdutesh ose femijesh rruge ,kur
    Policia i kap ne Flagrance !
    Pra kta tipa ,jane Karagjoze Ordiner, –

    Genjeshtare te Pacipe , qe nuk e pranojne te verteten !

    Atehere si mundet te bejne kto Karaktere Hajnash

    Drejtesi ???

    Kjo eshte S K A N D A L O Z E !!!

    Shqiptaret dijne tashme se ku fut uje Varka !

    Reply to this comment
    • redaktor January 13, 12:48

      Koka e gjarprit eshte politika.
      Klasa politike ka emeruar ata per ti perdorur.
      I duhet prere koka gjarprit, ndryshe edhe keta te rinjte pjell e tij do jenë

      Reply to this comment
      • Shqiperia ne Rrezike nga mafia (Politike - Ambasadore ) January 13, 14:36

        redaktor,

        Kjo eshte e vertete.
        Politika korruptoj gjithcka me shpartallu Shqiperine.

        Imagjoni cfar Krimi Skanadaloz kan bo hapur ,para
        gjithe Opinionit ,vendas e te Huaj (bashkepunetoret
        e keshilltaret Mafiozet Ambasadore )

        E vran Gjyqetarin ,Pronarin e tokave te Lalzit dhe
        mbasi Fallsifikuan Dokumente e gjithcka ,
        i pervetesuan vete Pronat dhe sot lehin nga Vilat qe
        ndertuan ne Lalz ,

        kulmi kriminalitetit Politike ( salih bash muta )
        njeri nga Vicidoli-
        tjetri nga gopi s’emes
        tjetri nga cepani ,
        u bon Pronare te Lalzit mbasi vrane pra Pronarin

        dhe Bordellua e Drejtesise – Hesht !

        Ku con kjo Politike Kriminelesh ???????????

        Reply to this comment
  4. Arben January 13, 10:00

    Po nuk bën vaki, prokuror allbanie urupiane të bëjë nga këto gjëra

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim