KPK kërkoi hetimin, Prokuroria: S’ka vepër penale në dosjen e Besnik Imerajt

April 13, 2018 11:23

KPK kërkoi hetimin, Prokuroria: S’ka vepër penale në dosjen e Besnik Imerajt

Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të mos fillojë procedimin penal ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Imeraj u dorëhoq nga ky pozicion, duke iu shmangur procesit të vettingut. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të referojë dosjen e tij në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Por, ndryshe nga KPK, Prokuroria ka dalë në përfundimin se nuk ka elementë të veprës penale në dokumentet e marra nga KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ, gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Besnik Imeraj, që i përfundonte mandati në vitin 2022, u dorëhoq në vitin e pestë të mandatit të tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Motivet e kësaj dorëheqjeje argumentohen për shkaqe personale dhe shëndetësore.

Gjyqtari kushtetues, Imeraj, së bashku me gjyqtarin Gani Dizdari ishin dy gjyqtarët kushtetues që gjatë shqyrtimit të ligjit të Vettingut votuan kundër me argumentin se gjatë këtij procesi kishte ndërhyrje të ekzekutivit.

Më herët, Gjyqtari Imeraj ka qenë pjesë në trupat gjyqësore ku janë shqyrtuar dosje të bujshme si “Gërdeci”, dosja “Meta” apo ajo e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

Dorëheqja e Imerajt u bë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të niste procesin Vettingut.

o.j/dita

 

April 13, 2018 11:23
Komento

6 Komente

  1. Zzzz... April 13, 12:54

    pupupu….u ky eshte kryemafiozi i vendita sa e kane frike edhe vet prokuroret…..si do veje halli i ketij vendi……

    Reply to this comment
  2. jepi ndonje lek sypeshkaqenit April 13, 13:27

    ti gezoj paret e korrupsionit cuni i babace faikut

    Reply to this comment
  3. XXXL April 13, 15:41

    Kur “vjedh” per mbijetese ca lek energji elektrike perben veper penale dhe plasesh ne burg.
    Kur mbush xhepein me miliona dhe nuk ndeshkom kriminele, hajdute, padrone kurvash, shperndares droge e mafize nuk eshte veper penale, ketyre u do vene dinamiti ne shtepi dhe ne zyra, jane nje, nuk mund te denojne veteveten se neser u vjen rradha vete per t’u gjykuar si hajdute.

    Reply to this comment
  4. SS April 13, 16:31

    te dhjefsha mu ne vetingun qe po ben o lu ….

    Reply to this comment
  5. visari April 13, 23:36

    cili qenka ky prokuror qe nxirrka te lare kryekriminelin e gjykates se Durresit Besni Ymeraj?? kjo do te thote se nuk kemi veting,por pune selektive miqsh per show drejtesie.

    Reply to this comment
  6. Adi April 14, 00:24

    Dhe une ju dhjefsha ne vetingun qe po beni po kjo eshte te tallesh më njerezit diten per diell…. Cfare paskeni qene dhe ju????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*