KPK, në 8 Qershor seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

June 5, 2018 10:03

KPK, në 8 Qershor seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë në datë 8 Qershor një seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Pas përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë, integritetit dhe aftësive të tij profesionale, Komisioni pritet të përballet edhe me gjyqtarin Dedja ku të dëgjojë edhe pretendimet e tij.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë rast do të përbëhet nga treshja Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari janë dy anëtarët e mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që ende nuk i janë nënshtruar procesit të Vetingut.

Nga 4 anëtarët e tjerë të kësaj gjykate, vetëm Vitore Tusha e ka kaluar Vettingun ne Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Ndërsa Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe Altina Xhoxhaj, janë shkarkuar nga Komisioni.

Në këto kushte Gjykata Kushtetuese është tërësisht e paralizuar.

o.j/dita

June 5, 2018 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*