KPK shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj

July 11, 2018 10:27

KPK shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi, vendosi shkarkimin e gjyqtarit Artan Lazaj, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Në seancën dëgjimore, të mbajtur më 2 korrik, KPK deklaroi se sipas ILDKPI gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive, për të cilat rezulton se ai posedon sipas një kontrate sipërmarrjeje vetëm një apartament në kryeqytet, me sipërfaqe 159 metra katrore.

“Unë kam vetëm një pasuri, edhe këtë shtëpi ende nuk e kam timen, e vetmja gjë që kam është një truall shkëmbor”, tha gjyqtari.

Gjyqtari Artan Lazaj deklaroi se organet e vettingut nuk kishin llogaritur punën e tij në drejtësi për 10 vite, përderisa ai ka filluar punë në gjyqësor në vitin 1994.

Duke i kujtuar KPK se e kishin bërë pronar edhe të një shtëpie në Bulqizë, e cila në fakt është shtëpia e fëmijërisë së bashkëshortes disa vite përpara se ai ta njihte.

“Ju më llogarisni makinën, të cilën e mora gjate kohës që isha anëtar i KQZ, – deklaroi gjyqtari Laze, – dhe më pyesni pse e shita 5 mijë euro. Por e vërteta është se edhe sot në website ky automjet kushton 4800 dollarë, sepse ajo është makinë e blinduar si ato që ju kanë vendosur juve në dispozicion”.

Më tej gjyqtari tregoi se edhe kërkesat e herëpashershme të tij ishin për t’i treguar organeve të vettingut që të respektojnë standardet, sepse sipas tij nuk kanë lexuar asnjë nga provat e dorëzuara duke deformuar të dhënat.

Kam dhënë dënime të përjetshme dhe shumë prej tyre nuk janë arrestuar ende, nëse qëllimi juaj është me hidhni si pre tek kriminelet, atëherë nuk kam ç’tju them, bëjeni”, tha gjyqtari Lazaj që përpos kërkesës për t’u konfirmuar në detyrë, bëri apel mos t’ia ndërpresin ëndrrën për drejtësi.

a.s/dita

July 11, 2018 10:27
Komento

1 Koment

  1. Zgalem July 11, 14:07

    Jane interesante lajmet , per Vettingun . Mundesisht , kur jepni karakteristikat e pasunareve prokurore dhe gjykates , beni dhe shenimin , ne se kane kryer Univesitetin e Plepave . A ka qene Thanza I tille ? Ky I sotmi di te beje dhe ironi , duke thene shkarazi se makina e vettingut eshte e blinduar . Po pa tjeter ashtu do te jete , deri sa ju nuk e keni pasur mendjen te drejtesia dhe kriminelet vijojne te hedhin valle . Ku e gjen guximin , ky birbo dhe perdor ironira ne gjyq ? Qofte dhe per kaq , nuk duhet te jete antar I drejtesise se reformuar . Perpara se te mbaroni , ju lutem hidhni nje sy andej nga agjensia e vleresimit te pasurive . ku kane kullotur ata ? Kam mendimin se duhet te ashpersohet vettingu . Te perjashtohen edhe per dicka minimale , sepse perseri ata copen e madhe e kane fshehur Mos I lini gur e kusur , kesaj drejtesie kriminale . Me konsiderate : Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*