Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme

January 17, 2020 10:38

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme

Një tjetër gjyqtar ngec në rrjetën e vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Marsela Balili, e cila është shkarkuar sot nga detyra nga KPK.

Me sa duket është pasuria që ka djegur gjykatësen e cila u largua për 9 vite nga sistemi i drejtësisë me një akuzë korrupsioni por më pas doli e pafajshme.

Gjyqtarja Marsela Balili, e caktuar përkohësisht si pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u përball me probleme të shumta në kriterin e pasurisë gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Xhensila Pine anëtare vendosi sot të shkarkojë nga detyra Balilin.

Gjyqtarja e kishte nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2004, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 2009. Me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Balilit iu hoq imuniteti dhe u pezullua nga detyra në vitin 2009, pasi Prokuroria nisi një procedim penal ndaj saj dhe bashkëshortit prokuror, Aleksandër Plepi për veprën penale të korrupsionit.

Në fund të procesit, Balili u shpall e pafajshme ndërsa bashkëshorti i saj u dënua me 1 vit burg. Marsela Balili u rikthye në sistemin e drejtësisë me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2017 si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas shkrirjes së kësaj gjykate, ajo u caktua përkohësisht anëtare e Gjykatës së Posaçme.

o.j/dita

January 17, 2020 10:38
Komento

7 Komente

  1. adri January 17, 11:18

    Nje hajdute dhe qelbesire me pak ne sistemin e drejtesise.

    Reply to this comment
  2. Plerat ne Pallatin e Drejtesine sa vine e shtohen January 17, 11:55

    Nuk kane te mbaruar plerat be sistemin e drejtesiae Bravo Amerika dhe Europa ! Mentaliteti osmano otodoks I bejlereve shqiptar I klaneve politike ka mbytur shqiperine !

    Reply to this comment
  3. H January 17, 11:59

    Kush shpreson në reformën në drejtësinë shqiptare, vuan nga “optimizmi patollogjik”.

    Reply to this comment
  4. Kerkushi January 17, 14:37

    Keto gjyqtaret Pamela, Etleda dhe Xhensila jane shqiptare apo jo? Nga emrat qe kane per Zotin une do te thosha jo.

    Reply to this comment
  5. SS January 17, 17:58

    Vetem nje shkarkim ,c’do ti beje asaj Nje qime me pak ne vendin intim ,vetem diktatura eshte kurimi me i mire

    Reply to this comment
  6. Shinjestra January 17, 23:26

    Shume mire.Bravo.Ne sistemin e drejtesise te qendrojne e te punojn ata qe e meritojne dhe jane te paster.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim