KQZ: 4 maji, afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve

April 30, 2015 14:16

KQZ: 4 maji, afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve

Afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit është data 4 maj 2015, bëri të ditur sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, shpjegoi se “kandidatët për kryetarë bashkie dhe listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë regjistrohen në KQZ apo KZAZ-të përkatëse, jo më vonë se 50 ditë përpara ditës së zgjedhjeve”.

Por, theksoi zëdhënësja, duke qenë se datat 1, 2 dhe 3 maj përkojnë me ditë pushimi zyrtar, afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo të listave shumë emërore nga subjektet zgjedhore, është data 4 maj ora 18.00.

KQZ kujton gjithashtu se data e fillimit të fushatës zgjedhore nga partitë politike është data 22 maj.

April 30, 2015 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim