KQZ: 53 këshilltarë s’kanë dorëzuar formularin, nis verifikimi për Elvis Rroshin

May 12, 2016 10:34

KQZ: 53 këshilltarë s’kanë dorëzuar formularin, nis verifikimi për Elvis Rroshin

Janë 53 këshilltarë bashkiakë që nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor, emrat e të cilëve do i përcillen KQZ për propozim për heqje mandati. Ndërkohë KQZ ka nisur verifikimi i të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkiakut Elvis Rroshi.

Kjo u bë e ditur sot nga zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj përmes një deklarate për shtyp.

” KQZ ka nisur procedurat për verifikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese pranë zyrave të gjëndjes civile dhe gjyqësore sikundër e kërkon ligji.

Prokurori i përgjithshëm me shkresë të datës 10 maj 2016 i ka kërkuar KQZ  që kjo e fundit të kryejë verfikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi sepse ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura nga formulari nga subjekti deklaruar ka paqartësi dhe mungesë informacioni.

Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit ku përfshihet dhe verifikimi i të dhënave në formularin e zotit Elvis Rroshi.

Cdo rezultat i verifikimit nga struktura e posaçme do i relatohet KQZ e cila ka kompetencën e vendimmarrjes në zbatim të dispozitave të ligjit për dekriminalizimin”, deklaroi zëdhënësja e KQZ-së.

May 12, 2016 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*