KQZ drejt riformatimit, pikëpyetje mbi anëtarin e LSI

September 23, 2018 14:22

KQZ drejt riformatimit, pikëpyetje mbi anëtarin e LSI

KQZ është në prag rifreskimi sepse më shumë se gjysmës së anëtarëve të saj ju përfundon mandati në mes të tetorit. 4 anëtarë, 2 të zgjedhur nga opozita dhe 2 nga mazhoranca mbyllin mandatet e tyre në pritje të vendimeve politike për rikonfirmimin apo zëvendësim.

Mandati i mbaron Vera Shtjefnit dhe Hysen Osmanit, të propozuar nga PD si parti opozitare, ndërsa në fund të mandatit është edhe Bledar Skënderi i zgjedhur nga PS e Gëzim Veleshnja i propozuar nga LSI në vitin 2015, kur kjo parti ishte pjesë e mazhorancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj përmes një letre ka njoftuar për këto vakanca Komisionin e Ligjeve duke i kërkuar të nisë procedurat e zëvendësimit. Partitë janë të përgatitura për debatin që do të zhvillohet në komision, debat nga i cili pritet që Lëvizja Socialiste për Integrim të ngelet pa anëtar në KQZ pas ikjes së Veleshnjës. Burime nga Partia Socialiste i thanë “Report TV” se mandati i Veleshnjës i takon mazhorancës, pasi kur u zgjodh në vitin 2015 si propozim i LSI, partia asokohe e drejtuar nga Ilir Meta ishte në koalicion me PS.

Në këto kushte, burime pranë Partisë Socialiste thanë se do të jetë kjo parti që do të propozojë pasuesin e Veleshnjës, duke e lënë kështu partinë e dytë opozitare pa asnjë përfaqësues në tryezën e vendimeve zgjedhore, pak muaj përpara zgjedhjeve.

Kjo përllogaritje vjen si lexim i Kodit Zgjedhor i cili përcakton se 3 anëtarë i takojnë mazhorancës, dhe tre opozitës. Në kushtet kur PS është e vetme në mazhorancë, asaj i takojnë tre anëtare, ndërsa PD, LSI dhe PR duhet të ndajnë me vullnet politik të brendshëm 3 anëtarët e tyre.

Opozita veç Osmanit e Shtjefnit që ju përfundon mandati, anëtar të tretë ka përfaqësuesin e PR-së. De facto përfaqësues i PR është Klement Zguri, por de juro PR-ja përfaqësohet nga Denar Biba pas rikompozimit të KQZ nga marrëveshja e 17 majit Rama-Basha.

Ndërkohë, LSI nuk mund të shkëmbejë kokë më kokë anëtarin e saj me të PR-së, pasi një anëtari të KQZ mandati nuk mund t’i ndërpritet pa ndonjë shkelje kushtetuese, e vetëm për balanca politike.

Kështu, LSI ngelet në mëshirë të PD për t’i dhënë një përfaqësues në KQZ (mes vakancave të Shtjefnit e Osmanit), vendim i cili kërkon bujari të madhe nga ana e selisë blu. Ky debat mund të rivendosë në pikëpyetje edhe fatin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Ai është de fakto përfaqësues i opozitës që prej marrëveshjes së 17 majit mes Bashës e Ramës, por Kodi Zgjedhor ja jep drejtimin e KQZ-së mazhorancës.

V.L/ Dita

September 23, 2018 14:22
Komento

2 Komente

  1. MH September 23, 16:33

    Ne qoftese anetaret e komisiont te KQZ punojne me perkushtim e devotshmeri me motivin te paanshem por drejte si rrezja e drites se Diellit nuk ka pse te shqetesohen e te hamendesohen per konkluzionin e perfundimit te sakta ne bilancin perfundimtar te trofeut te fituesit e renditjes nga vendi i pare e deri te i fundit,se kush zgjidhet ne kete anetaresi komisionit.
    Por dihet sa te paanshem jane te zgjedhurit nga tifozeria partiake per ti sherbye partise.Shembuj kemi plot te zgjedhur nga tifozeria partiake per vende te pa anshme dhe i sherbyne tifozerise se partise thuese ishin pikrisht ne atye vend pune per te zbatue direktivate e tifozerise se partise.
    Si Nishani,Llalla,Zaganjori,Vishoja i Ajazit te Likes.etj,etj.

    Reply to this comment
  2. Fat man September 23, 17:13

    Anetaret e SHQUP-it ne KQZ si Shtjefni e Osmani kane hyre ne histori si top idiote te paafte, medioker, apo me mire me thene koqe kandari pa bisht.
    Edi nuk ka pse te bej kompromise me Lulushen ne kundershtim me Ligjet, sic i dhuroj vendin e Kryetarit te KQZ Klement Zgurit (i perjetshem ne KQZ) me gjasme i Partise Republikane me zyre ne SHQUP.
    Ligjet te zbatohen dhe jo te deformohen sipas interesave te rradhes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim