KQZ e Kosovës vendos rinumërimin e 313 kutive

October 9, 2019 17:36

KQZ e Kosovës vendos rinumërimin e 313 kutive

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka marrë vendim që 313 kuti të zgjedhjeve të 6 tetorit shkojnë në rinumërim.

Sipas Komisionit 303 kuti do t’i nënshtrohen rinumërimit pasi janë evidentuar gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat, ndërsa në 10 kuti të tjera është vërejtur mungesa e votave të kandidatëve, të disa fletëve, të formularëve të rezultateve, si dhe disa mungesa të nënshkrimeve.

Rinumërimin e këtyre vendvotimeve në mbledhjen e KQZ-së e ka rekomanduar Qendra e Numërimit të Rezultateve.

Një ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u votua në 38 komuna me 895 qendra votimi dhe me 2545 kuti gjithsej.

e.ll./dita

October 9, 2019 17:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*