KQZ e përjashton nga konkurrimi, PBDNJ i hap dyert PPD-së

Redaksia Online May 2, 2013 10:21

KQZ e përjashton nga konkurrimi, PBDNJ i hap dyert PPD-së

Partia për Prosperitet Demokratik, e cila mbron interesat e komunitetit gollobordas, përjashtohet nga konkurrimi zgjedhor. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se veprimi arbitrar i KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor i heq padrejtësisht mundësinë kësaj partie për të dalë në zgjedhje. “Denoncojmë aktin arbitrar të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, i cili përjashton nga konkurrimi këtë parti. Kjo parti me emrin, siglën dhe inicialet e saj ka konkurruar edhe në zgjedhjet e tjera”, tha Dule.

Dule tha se në këto kushte, PBDNJ pranon konkurrimin e përbashkët me PPD. Dule u shpreh se kreu i kësaj partie, Yzeir Fetahu, do të kandidojë nën siglën e PBDNJ-së në Elbasan.

“Shprehim kënaqësinë për të konkurruar së bashku në 23 qershor. Për ne kjo është një obligim, pasi ne kemi synime të përbashkëta si respektimi i të drejtave të njeriut, i të drejtave të minoritetit”, tha Dule.

Redaksia Online May 2, 2013 10:21
Komento

6 Komente

  1. Gjergji May 2, 11:29

    Po ky Yzeir Fetahu nga na doli gollobordas?!

    Reply to this comment
  2. elio May 2, 12:27

    Na doli dhe partia e ketyre qe vejne pllaka tani…

    Reply to this comment
    • Ardita 2.8 1986 May 17, 14:23

      partia e ketyre qe vejne pllaka ???????????????
      tju vije turp o njerez qe me fjalet dhe boten tuaj te ngushte beni keto percaktime.
      Po normal qe nuk keni definicion tjeter, per njerezit e qe e duan dhe respektojne punen. Per njerezit qe jane shembull dhe qe me vlerat e tyre rrezatojne dashuri dhe miresi per te gjithe qytetin dhe njerezit e elbasanit.
      Respekte zoti Yzeir Fetahu,ju uroj fitore sa me te madhe.. dhe nje ndergjegjesim te atyre njerezve qe ju me aq dinjitet perfaqsoni.
      dhe ju lutem mos u ndikoni fare nga fjalet e ketyre felliqesirave dhe njerezve te pashkolluar qe vetem nga pushteti i korruptuar dhe ,tamam si ato shushunjat, ushqehen me gjakun e ne te gjithe shqiptareve

      Reply to this comment
  3. Amant May 2, 13:12

    Po Kimetin e cerrikut, çunin e Mustafa Fetahut, ku e kane gollobordasit?

    Reply to this comment
  4. Niko May 2, 13:43

    Ne minoritaret kemi disa probleme te medha,qe kurre nuk kemi ditur ti perballojme. Asnjehere nuk
    kemi ditur te krijojme dhe zgjedhim lider kurajoze dhe me personalitet,por jemi mjaftuar me ata qe na
    emeron Athina,qe kurre nuk ka pare interesin tone por vetem te votave qe i duhen per ne parlamentin
    grek,mjafton te shihni gjendjen e fshatrave minoritare dhe rrogat e privilegjet e drejtuesve “minoritare”.
    Qeveria e Athines kurre nuk ka pranuar qe ka dhe qytetare me prinder greke dhe shqiptare,duke i
    shitur vetem si greke i ka ofenduar dhe perdorur,ne fakt asnjeri prej tyre nuk i vete mbrapa politikave
    te Greqise. Problemi minoritar ka degjenerur deri ne ate pike ku nuk kane me rendesi minoritaret ,po
    kush gerthet me shume per interesat korruptive te Athines,e per kete mjaftojne dhe shqiptare mafjoze
    te konvertuar si bollano.Problemi çam ,eshte nje problem midis dy qeverive dhe askush nuk mund te
    na perdori deri ne ate pike sa behemi te urryer dhe vegla ne syte e gjithe botes,qe deklarata te tilla
    mohimi i sheh si forma fashizmi dhe ne si mercenare te paguar per te thene budallalleqe.
    Ne greket e perdorim ceshtjen kombetare,sic perdorem ekonomine,vetem per te mbushur xhepat.
    Me politikat tona dhe leket qyl te Greqise,kemi stimuluar parazitizmin dhe kemi ndaluar te mendojme
    duke u sjelle si te shitur qe nuk kane te drejte opinionesh por vetem te thone ate qe te tjeret duan.
    Nese vazhdojme keshtu,pas 50 vjetesh do jemi te gjithe refugjate ne Turqi,se edhe per Greqine jemi
    vegla,aq sa cjemi dhe per shqiptaret.

    Reply to this comment
  5. edmond May 18, 18:39

    Cte keqe ka te vesh pllaka cte keqe ka te jesh gollobordas sepse e keqia me e madhe e ketij populli esht te merret me fjale larte e poshte duke zgjidhur hallet e tjera se te veta i kane zgjidhur prandaj.Mos do ishte me mir qe gjithsekush te shohi origjinen dhe vendin ne te cilen jeton ,duke pare cdo komunitet ,vend apo shtet jo syrin e racizmit,nuk esht cudi ku njerezit puntore nuk i respektojne ndersa shushunjat i mbajne per te mbajtur kete qeveri te korruptur.
    Respekte zotit Yzeir Fetahu duke ju uruar fitore per kete perfaqsim te gollobordes por dhe te vendit ne te cilim jetojm …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*