KQZ hap sot kutitë e votimit, 600 litra benzinë për djegien e materialeve

March 15, 2016 10:05

KQZ hap sot kutitë e votimit, 600 litra benzinë për djegien e materialeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë paraditen e sotme asgjësimin e fletëve të votimit që u përdorën në zgjedhjet vendore të 21 qershorit të vitit të kaluar. Për këtë proces do të punojë një ekip prej 45 personash dhe fondi i parashikuar për përfundimin e punës është llogaritur 52 milionë lekë të vjetra.

Për të realizuar asgjësimin e materialeve zgjedhore, administrate e KQZ-së ka vendosur që të përdoret metoda e djegies për fletët e votimit, ndaj është blerë një sasi prej 600 litrash benzinë për asgjësimin e tyre.  Neni 178 i Kodit Zgjedhor, përcakton detyrimin ligjor që KQZ ka për të hapur të gjitha kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Në këto kushte, KQZ nga data 10 shkurt duhet të fillonte procesin e hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, seleksionimin dhe sistemimin e këtij  dokumentacioni, të gjetur brenda tyre, si dhe dërgimin e tyre në Arkivin Qendrore të Shtetit si detyrim ligjor. /H.M/ Dita

March 15, 2016 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*