KQZ i hap dritën jeshile regjistrimit të kandidatit dhe këshilltarëve të AP-së në Dibër  

May 23, 2015 07:21

KQZ i hap dritën jeshile regjistrimit të kandidatit  dhe këshilltarëve të AP-së në Dibër   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së dhe regjistrimin e listës shumemërore të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore, si dhe të vendimit për regjistrimin e kandidatit të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore.

Kandidatët e partive kryesore bëjnë çmos të mos kenë asnjë rival në garën e 21 qershorit. KZAZ me nr.19 përjashtoi nga gara kandidatin Zaim Korsi, që kishte shpallur kandidaturën me partinë Aleanca Popullore, e cila garon vetëm në këto zgjedhje. Vendimi u duk i dyshimtë, duke e kompromentuar procesin zgjedhor në bashkinë e Dibrës. Korsi akuzoi përfaqësuesit e PD-së në KZAZ-në nr. 19 Dibër. “Në datën 11.05.2015 KZAZ nr.19 Dibër del me vendimin të mos regjistroje as kandidatin për kryetar Bashkisë Dibër dhe as kandidatët për anëtarë Këshilli për Bashkinë Dibër, të Partisë Aleanca Popullore. Vendimet i keni bashkangjitur këtij reagimi të skanuara.

Partia Demokratike e Dibrës nuk dëshiron të kandidoj unë, prandaj nxjerr pengesa dhe merr vendime jo te drejta. Kjo u duk qartë edhe kur unë paraqita dokumentacionin për lejen e banimit në komunën Maqellarë Dibër, komuna nuk më bëri lejen e banimit, duke i dhënë papritur lejen personit të zyrës së protokollit. Unë jam lindur e rritur në këtë komunë dhe jam larguar prej saj në moshën 27-vjeçare. Por asnjëherë nuk e kam harruar vendlindjen dhe kam dhënë me zemër për Dibrën kontribute madhore. Meqenëse hasa në vështirësi për lejen e banimit në Maqellare, u detyrova të bëjë lejen e banimit në Komunën Luzni dhe që nga data 29.04.2015 jam banor i saj.

Këto pengesa i bëjnë Partia Demokratike e Dibrës dhe kandidati i saj Ilir Krosi, aktualisht Kryetar i Bashkisë Dibër dhe që kandidon për herë të katërt. Atë që kanë në dorë edhe kundra ligjit, ata e bëjnë. Kjo ndodh për arsye se më shohin mua si favorit për Bashkinë Dibër në këto zgjedhje vendore”, theksoi në një reagim për mediat Zaim Korsi, i cili pritet që të garojë në zgjedhjet e 21 qershorit.

May 23, 2015 07:21
Komento

1 Koment

  1. Ulpi May 23, 08:29

    Cudi e madhe per kete Zaimin. Leket i vodhi me tendera ne bashkepunim me Mit’hat Memen dhe Ilir Krosin. Tani na dalka sikur Krosi (Ilir) na luftokerka Korsin (Zaim, ne fakt Krosin, por ai e ka ndryshuar mbiemrin)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*