KQZ i kalon të hënën mandatin e Xhuvanit kandidates Mira Shehu

November 29, 2014 15:59

KQZ i kalon të hënën mandatin e Xhuvanit kandidates Mira Shehu

KQZ do të mblidhet të hënën për t’i kaluar mandatin e Luiza Xhuvanit kandidates së radhës, Mira Shehu. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë,  më datë 01.12.2014, ora 13:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:  Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të znj. Luiza Xhuvani”, thuhet në njoftimin KQZ-së.

Të hënën pritet që të shqyrtohet edhe kërkesa e një grupi nismëtaresh, për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi vendor në Bashkinë Rubik

November 29, 2014 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim