KQZ jep dritën jeshile për hetimin e Elvis Rroshit dhe Artur Bushit

June 9, 2016 10:53

KQZ jep dritën jeshile për hetimin e Elvis Rroshit dhe Artur Bushit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të enjten t’ia kalojë Prokurorisë së Përgjithshme ‘për kontroll të thelluar’ verifikimin e të dhënave të pasqyruara në formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi dhe të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

KQZ u mblodh të enjten për të diskutuar verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të dy kryebashkiakëve, pas kërkesës së organit qendror të akuzës.

Sipas relacionit që shoqëron pr/vendimin nga verifikimi i dokumentacionit (të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit dhe vërtetimit të gjendjes gjyqësore), rezulton se rrethanat e paraqitura nga kryebashkiakët Roshi dhe Bushi janë të paqarta nëse ato përfshihen apo jo brenda sferës së ndalimeve për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe ndërprerjen e mandatit.

“Referuar të dhënave për ndalimet, masat e sigurimit personal dhe hetimet jashtë vendit këto janë të paqarta dhe KQZ nuk mund të vlerësojë nëse funksionari është në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji”, argumenton KQZ.

Në këto kushte, referuar vendimit të Kuvendit për aktet nënligjore, KQZ duhet t’ia kaloj rastin për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme brenda 5 ditëve.

Pak jave me pare Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të Elvis Roshit dhe Artur Bushit.

Po gjatë kësaj mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zëvendësojë edhe mandatin e deputetit të PS Koço Kokëdhima, i cili me kërkesë të PD dhe vendim të Gjykatës Kushtetuese e humbi të drejtën për të qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me pasardhësin në numrin rendor të listës së Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, kryetari i degës së PS, Edmond Leka.

June 9, 2016 10:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*