KQZ, Klement Zgurit dhe Edlira Jorgaqit u mbaron mandati më 1 nëntor, 2 vendet bosh i takojnë PS dhe PR

October 19, 2015 08:52

KQZ, Klement Zgurit dhe Edlira Jorgaqit u mbaron mandati më 1 nëntor, 2 vendet bosh i takojnë PS dhe PR

Partitë politike pritet të diskutojnë shumë shpejt për zëvendësimin e dy prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në bazë të Kodit Zgjedhor dhe vendimit të KQZ-­së të datës 1 nëntor 2012, dy prej anëtarëve të këtij institucioni, Klement Zguros dhe Edlira Jorgaqit u ndërpritet mandati pikërisht në këtë datë, pra vetëm pas dy javësh.

Më tej, u takon dy partive që i kanë propozuar ata, respektivisht Partisë Republikane dhe asaj Socialiste, që të propozojë në Kuvend dy emrat e rinj, ose të ripropozojnë po këta dy emra për të vijuar punën. Tre vjet më parë, KQZ­ja hodhi shortin “Për përcaktimin e anëtarit të KQZ-­së, me qëllim përtëritjen pjesore të KQZ­-së”, dhe nga ky short doli se ish­anëtarja e KQZ-­së Albana Shtylla do të kishte mandat 3­-vjeçar. Por ajo më pas u zëvendësua nga Edlira Jorgani, nga partia prej së cilës ajo u propozua, Partia Socialiste.

Kështu që,i mbeti anëtares Jorgaqi ‘fati’ që këtë mandat ta kishte 3 vjet, dhe jo 6 vjet sa kolegët e tjerë. Po i njëjti ‘fat’ rezulton edhe për Klement Zgurin, i cili në fakt mori mandatin e lënë nga Ilirjan Muho, që i përkiste LSI-­së si një parti në opozitë më parë, por 3 vjet më parë ai i kaloi PR-­së. Ndaj dhe Klement Zguri duhet të presë ripropozimin ose jo nga Partia Republikane.

Zguri shprehet se “tashmë procedura u takon partive politike përkatëse, të cilat duhet t’i drejtohen Kuvendit. Nuk do të ketë më short”. Në bazë të Kodit Zgjedhor, neni 3, “anëtari i KQZ­së ka mandat 6­ vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje”.

Por, pas ndryshimit që iu bë Kodit Zgjedhor në vitin 2012, në nenin 183 të Kodit thuhet se, brenda 10 ditëve nga mbledhja e parë, KQZ-­ja duhet të organizojë shortin në një seancë të hapur, sipas të cilit do të përcaktohen dy anëtarët, njëri nga mazhoranca dhe tjetri nga opozita, të cilët pas tri viteve do të jenë të detyruar të lënë postin. “Me qëllim përtëritjen pjesore të KQZ­së, dy nga anëtarët e zgjedhur, sipas pikës 1 të nenit 14 dhe nenit 181 të këtij Kodi, e ushtrojnë mandatin e parë për 3 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Një anëtar, të cilit i ndërpritet mandati para kohe, përcaktohet me short mes tre anëtarëve të propozuar nga shumica parlamentare dhe anëtari tjetër, mes tre anëtarëve të propozuar nga opozita parlamentare, sipas pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi”, thuhet në Kod.

Nga ky short, që u zhvillua pikërisht më 1 nëntor të vitit 2012, rezultoi se: Z. Ilirjan Muho, tërhoqi goglën në të cilën ishte shiriti i letrës i shënuar shifra tre. Edhe anëtarja, Albana Shtylla, tërhoqi goglën në të cilën ishte shiriti i letrës i shënuar shifra tre. Të dy patën fatin që të tërhiqnin shifrën që përcaktonte mandatin e tyre 3­vjeçar. Më pas, Albana Shtylla u largua nga ky institucion, duke dhënë dorëheqjen në 2013­ën, dhe aktualisht është Sekretare e Përgjithshme në Kuvend. Ndërsa, Ilirjan Muho sot është në krye të Hipotekës. Dhe tashmë, prova e rizgjedhjes mbetet për Elira Jorgaqin dhe Klement Zgurin. /Darina Tanushi, GSH

October 19, 2015 08:52
Komento

1 Koment

  1. Barist ne Vicitol October 19, 09:30

    Klement Zguri eshte person i zgjedhur nga vete Sali Bisha, gjoja u propozua nga PR e Fatmir Gerdecit, duke ua marre me forcen e kar-tonit vendin e anetarit qe i takon LSI. Eshte momenti per te bere drejtesi, Klement Zguri te shporret si bythelepires i Saliut dhe ne vend te tij te emetohet nje anetar nga LSI. Eshte paradoks e majta ka 85 deputete e ka 3 anetar ne KQZ, ndersa opozita ka shumicen e saj pra 4 anetar perfshi edhe kryetaren, kete raport Saliu e vendosi ku ne Kuvend mesi beri 71 deputete perfshi ketu Kac Islamin dhe 2 dezertore te PS.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*