KQZ kthen kandidatët e PSD për Përmetin, Përrenjasin dhe Malësinë e Madhe

May 14, 2015 19:22

KQZ kthen kandidatët e PSD për Përmetin, Përrenjasin dhe Malësinë e Madhe

Mbledhja e sotme  e KQZ është karakterizuar nga debate lidhur me kandidatët e Partisë Social-Demokrate për bashkitë Përmet, Përrenjas dhe Malësi e Madhe.

Kështu, KQZ ka kthyer për rishqyrtim kandidatët e Partisë Social-Demokrate për bashkinë e Përrenjasit dhe Përmetit.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës së përfaqësuesve të Partisë Socialiste në KQZ, sipas të cilëve materialet e tyre nuk ishin të plota dhe firmat e mbledhura për t’u regjistruar janë të falsifikuara.

Lidhur me kandidatin e PSD për Malësinë  e Madhe, Ardian Hysa, PS ka kërkuar çregjistrimin e tij, pasi pretendon se ky kandidat është regjistrua përmes firmave të falsifikuara të rreth 20 personave, që janë familjarë të tij. Vetë Hysa e ka mohuar në mënyrë kategorike një gjë të tillë, duke theksuar se familjarët e tij janë detyruar të mohojnë firmën për shkak se janë punonjës në shtet dhe kanë pasur presione politike.  Hysa pretendon se e ka filmuar momentin kur këta persona kanë hedhur firmën për të.

Nisur nga këto pretendime mes palëve KQZ, ka vendosur të çojë në prokurori dosjen me materialet dhe 20 firmat në favor të kandidatit të PSD dhe 20 firmat për të cilat PS pretendon se janë të falsifikuara.

May 14, 2015 19:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*