KQZ miraton kërkesat për referendum, rrëzohet propozimi i PS për pezullimin e procesit

November 14, 2014 17:56

KQZ miraton kërkesat për referendum, rrëzohet propozimi i PS për pezullimin e procesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi, “kërkesat e grupeve nismëtare, për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi vendor në 135 komuna ose bashki”. Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, kërkoi pezullimin e vendimmarrjes së KQZ me arsyetimin se çështja po gjykohet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e mori në konsideratë këtë kërkesë për shkak se nuk ishte e mbështetur në ligj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro, vendosi miratimin e kërkesës së nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor për çështjen e qeverisjes vendore të 129 komuna apo bashki dhe modelin e fletës tip.

KQZ gjithashtu vendosi të mos miratojë kërkesën e grupeve nismëtare për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor për 6 komuna të cilat nuk kishin plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Debati në KQZ

Gjonçaj PS: Këtu duhet të ishin prezentë edhe grupet nismëtare që kanë kërkuar referendumin. Më së paku një përfaqësues i nismëtarëve të lexonte kërkesën. Këtu po flitet për një çështje shume serioze. Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë nga PD për të shpallur antikushtetues hartën e re territoriale. Ne kërkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së.

 Kosovrasti PD: Kemi dy pretendime nga Gjonçaj. Lidhur me pretendimin që kërkuesi duhet te jete prezent në sallë kjo  është e drejtë e tyre dhe nuk ka detyrim që ata duhet të jenë këtu. Sa i takon çështjes se Kushtetueses, PD ka ankimuar tjetër gjë, ka kërkuar shfuqizimin e një ligji i cili është antikushtetues. Ndërsa në kërkesën e tyre qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre.

Gjonçaj: Merrni në referencë kërkesën e PD drejtuar Kushtetueses dhe kërkesën për referendum që keni përpara. Te gjithë kundërshtitë në dy materialet janë të njëjta.

Shtjefni: Nuk duhet të konfondohen kërkesat që janë çuar në Gjykatë Kushtetuese me kërkesat për referendum që vijnë këtu.

 Kosovrasti: Mendoj të vazhdojmë me rendin e ditës. Sot rendi i ditës është ky që të vazhdojmë me materialet që qytetarët kanë paraqitur për referendumet vendore.

November 14, 2014 17:56
Komento

1 Koment

  1. alfade November 16, 22:04

    Shkrirja e ketij ”qenefi” qe quhet KQZ , Kosovrastarin do ta shendoshe gjendjen ne Shqiperi !
    Kjo bande duhet zhdukur nga faqja e dheut sepse pergjate 23 vjeteve mafia berishiane dhe
    kosovrastaret i kane sjelle shume fatkeqesi popullit shqiptar dhe e keqja eshte se vazhdojne
    harbuterisht te bejne karshillek sikur te ishin ne pushtet duke perbuzur keshtu voten e 1 milion
    shqiptareve qe iu dha shkelmin bytheve qe mos ta shikojne me karrigen sa te jene gjalle …..
    Ky qen me emrin Kosovrastari e ka pak plumbin ne koke me poshtersite qe i ka bere popullit
    shqiptare gjate ketyre viteve sidomos popullit tiranas…. !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*