KQZ miraton vendimin, kallëzim penal për 76 numërues

July 19, 2017 11:26

KQZ miraton vendimin, kallëzim penal për 76 numërues

 

Këshilli Qendrorë i zgjedhjeve ka miratuar sot me 6 vota pro dhe 1 kundër, kallëzimin penal për 76 numërues të cilët në 25 qershor kanë tjetërsuar votat e subjekteve te ndryshme politike.

Pothuajse të gjithë anëtarët ishin dakord që numëruesit të kallëzohen dhe të jetë prokuroria ajo që të vendosë nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzorë apo jo.

Vetëm anëtari Hysen Osmanaj u shpreh se duhej bërë një diferencim nëpër qendrat e votimit.

“Ky që do marrim nuk është vendim i lehtë, por i domosdoshëm. Jam pro këtij vendimi, nuk është hera e parë që bëhet rinumërim as kallëzim, jam dakord me këtë por një diferencim nëpër qendrat e votimit duhet bërë. Mendoj që 10 qendra votimi të hiqen, përshembull qendra me numër 26 ku është vetëm një votë që lëviz”, tha Osmanaj.

Ndërsa kjo u kundërshtua nga anëtarët e tjerë të komisionit sipas të cilëve i takon prokurorisë të bëjë vlerësimet.

July 19, 2017 11:26
Komento

1 Koment

  1. Arben July 20, 05:53

    LITARI LITARI LITARI LITARI.

    PRITE KUR TI DENOJE GJYKATA ME NDONJE VEREJTJE.

    DUHEN 10 VITE BURG PER KETA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*