KQZ: Në Dibër garojnë 19 parti, për një kryebashkiak

August 15, 2016 14:09

KQZ: Në Dibër garojnë 19 parti, për një kryebashkiak

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë regjistruar 19 parti politike për ta marrë pjesë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër.

“KQZ e angazhuar për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 11.09.2016, për kryetarin e Bashkisë Dibër, në respektim të plotë afateve ligjore proceduriale sjell në vëmendje se sot më datë 15.08.2016 është afati i fundit për; për paraqitjen në KQZ të kerkesave për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon me orarin zyrtar të punës së KQZ-së; për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. KZAZ nr. 19 bazuar në aktet nënligjore të miratuar a nga KQZ, punon në oraret ora 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00”.

Gjithashtu, sot KQZ ka kryer trajnimin e anëtarëve të Komisionit të Administrimit të zonës Zgjedhore nr. 19, në Dibër, ku pjesëmarrja ishte e plotë dhe temat e trajtuara qartësuan komisionerët mbi aspektet teorike dhe praktike të kryerjes së procedurave ligjore.

August 15, 2016 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*