KQZ: Sot miratohet renditja e partive në fletën e votimit

Redaksia Online May 16, 2013 18:30

KQZ: Sot miratohet renditja e partive në fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot, ora 18:00, mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera do të shqyrtojë dhe projekt-aktin: “Për hedhjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore”.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, njoftoi të gjitha subjektet zgjedhore që kanë depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, të sigurojnë prezencën e përfaqësuesit të tyre ligjor në shortin që do të zhvillohet në mbledhjen e nesërme të KQZ-së.

“Nisur nga rëndësia e procedurës që do të zhvillohet në mbledhjen e nesërme, nëpërmjet së cilës përcaktohet renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, KQZ-ja realizon edhe këtë komunikim mediatik për të gjithë palët e interesuara që kanë interes të ligjshëm në këtë procedurë administrative. Ky komunikim, përveç atij të realizuar në faqen e saj zyrtare sikundër është detyrimi i përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, ka për qëllim të sigurojë prezencën e të gjithë përfaqësuesve ligjorë të subjekteve zgjedhore të regjistruar për zgjedhjet e datës 23.06.2013.”- deklaroi zëdhënësja e KQZ-së në një konferencë për mediat.

RENDI I DITES
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 17.05.2013 ora 18:00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
– Për shqyrtimin e raportit mbi realizimin e provës së testit të datës 13 Prill 2013, lidhur me projektin e Sistemit Elektronik të Numërimit, SEN”.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për hedhjen e shortit të renditjes të subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes të fletës së votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore”.
– Projekt- vendim: “Për disa ndryshime në vendimin e KQZ-së, nr.23, datë 05.02.2013, “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 021

Redaksia Online May 16, 2013 18:30
Komento

1 Koment

  1. Ali kinezi May 16, 18:51

    Perfaqesuesit ligjor te PS duhet te kene kujdes gjate shortit, dhe duhet te kontrollojne dhe temperaturen e goglave me te cilat do hidhet shorti pasi goglen qe duhette dali e para zakonisht e fusin ne frigorifer per disa ore ose ne te ngrohte.. Ndaj KUJDES se keta jane te rrezikshem dhe sduhen nenvleftesuar per asnje cast

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*