KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

June 26, 2017 14:04

KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit.

KQZ përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda  ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit”, tha Hoxhaj.

June 26, 2017 14:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*