KQZ përcakton pagesën për komisionerët e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit

Erion Habilaj January 21, 2015 13:18

KQZ përcakton pagesën për komisionerët e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, janë me mijëra shqiptarët të cilët punësohen në mënyrë të pjesshme si komisionerë për të administruar zgjedhjet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të përcaktojë masën e shpërblimit për anëtarët e KZAZ-së, KQV-së dhe Grupeve të Numërimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015.

Relacioni i shpërblimit

Sipas relacionit të përgatitur nga administrata e KQZ-së dhe që do të shqyrtohet sot, thuhet se në caktimin e masës së shpërblimit KQZ merr në konsideratë kohën e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesën e punës, si dhe përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në zonën e administrimit zgjedhor.

Sipas dokumentacionit fillestar, rezulton se e njëjta masë shpërblimi do të jetë edhe për zgjedhjet vendore, ashtu sikurse ka qenë edhe shpërblimi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Masa e shpërblimit më e madhe është për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-ve. Kështu, është vendosur shpërblimi në vlerën 65000 lekë për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-së, nga momenti i konstituimit, deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Ndërsa për anëtarët dhe sekretarin e KZA-së, masa e shpërblimit është në vlerën 60000 lekë, nga momenti i konstituimit, deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

luziShpërblime më të ulëta do të kenë ata që janë në komisionet e qendrave të votimit. Kryetari i qendrave të votimit e ka masën e shpërblimit 4000 lekë, ndërsa anëtarët dhe sekretarët e këtyre qendrave pritet që të jetë në vlerën 3500 lekë. Për shkak të rëndësisë që ka faza e numërimit të fletëve të votimit, e cila ka treguar se është një nga fazat më delikate dhe që ka zvarritur procesin zgjedhor, shpërblimi është edhe më i lartë, i krahasueshëm me atë të anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-ve.

Sipas KQZ-së, masa e shpërblimit për anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave është në vlerën 6000 lekë. Kodi përcakton se KZAZ-ja ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe do të jetë në detyrë deri në dorëzimin në KQZ të dokumentacionit zgjedhor përkatës. Ndërsa anëtarët dhe sekretari i KQV-së zgjidhen jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-së jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Anëtarët e KQV-së janë në detyrë deri në dorëzimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, grupet për numërimin e votave caktohen me vendim të KZAZ-së, 10 ditë para datës së zgjedhjeve, Grupet e Numërimit. Grupet e Numërimit janë në detyrë deri në përfundimin e numërimit të votave për të gjitha qendrat e votimit të zonës së administrimit zgjedhor.

 

 ***

Kryetari dhe nënkryetari i i KZAZ do të shpërblehet me 65000 lekë

Anëtarët e KZAZ do të shpërblehen me 60000 lekë

Kryetarët e KQV-në do të shpërblehen me 4000 lekë

Sekretarët dhe anëtarët do të shpërblehen me 3500 lekë

Anëtarët e qendrave të Numërimit do të shpërblehen me 6000 lekë

 

***

Numëruesit

Ende pritet se sa do të jenë numri i grupeve të numërimit për të përcaktuar një kosto për ta. Grupet e numërimit të votave përbëhen nga katër anëtarë, ku në çdo rast një anëtar emërohet pas propozimit të partisë politike, së cilës i përket kryetari i KZAZ-së, një anëtar pas propozimit të partisë që i përket nënkryetari, ndërsa anëtari i tretë propozohet nga partitë e shumicës qeverisëse dhe anëtari i katërt emërohet pas propozimit të partive të opozitës, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të GNV-ve për ZAZ-të respektove.

kuti votimiPërdorimi i kamerave të sigurisë

Edhe këtë vit KQZ ka vendosur përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave në Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2015. Këto kamera mundësojnë që të shfaqen fletët e votimit përpara vlerësimit të tyre. Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi çdo tavolinë numërimi për regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi dhe transmetimin në kohë reale në monitorë (ekrane) të vendosur përballë vëzhguesve. Ky proces është përdorur që prej zgjedhjeve për Kuvendin 2009 dhe tashmë KQZ disponon pajisjet kryesore të nevojshme për realizimin e tij. Për zgjedhjet e ardhshme vendore mendohet të mos ndërtohet sistemi i monitorimit të vazhdueshëm të VNV-ve nga ambientet e KQZ, por në rast nevoje, KQZ mund të lidhet për kohë të caktuar me VNV të caktuara ose tavolina numërimi të caktuara.

Transmetimi i të dhënave

KQZ tashmë ka përgatitur programe kompjuterike që mundësojnë hedhjen, transmetimin dhe publikimin e informacionit për hapjen e votimit në QV-të, pezullimin e votimit nëse ndodh, rihapjen, mbylljen e votimit si dhe pjesëmarrjen në votim. Është menduar që ky informacion të dërgohet nga KQV në KZAZ nëpërmjet telefonit celular, duke telefonuar sekretari i KQV-së në KZAZ, ndryshe nga më parë që telefononte KZAZ-ja në KQV. Mandej kjo e fundit ta transmetojë në KQZ elektronikisht nëpërmjet rrjetit që lidh VNV-në me KQZ-në, ndryshe nga më parë që transmetohej me telefon. Si edhe më parë është menduar që në mbylljen e votimit sekretari i KQV-së, krahas njoftimit të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve që kanë votuar në atë QV, të jap dhe përkatësinë gjinore të tyre.

 

Erion Habilaj January 21, 2015 13:18
Komento

2 Komente

  1. Besa January 21, 20:13

    na vdiqet me emertimin e pagesave.Ose me paret e vjetra,ose me te rejat….
    Qofshin me te mirat zgjedhje se deri me sot

    Reply to this comment
  2. algert July 8, 13:27

    Kur do ti marr keto qindarkat ne dhe te BKT apo ndo1 banke tjeter

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim