Gjiknuri: KQZ u dhunua, ne nuk bëhemi pjesë e kësaj dhune
PS ka vendosur të mos çojë sot në Kuvend dy emrat e kandidatëve për anëtarët të KQZ-së, vende të mbetura vakante pas dorëheqjes së Denar Bibës dhe Albana Shtyllës. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, sekretari për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha për mediat se PS nuk pranon të bëhet pjesë e dhunës së ushtruar ditët e fundit mbi institucionin më të rëndësishëm të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dhunuar. Partia Socialiste nuk ka pse bëhet pjesë e kësaj dhune. KQZ-së duhet t’i kthehet legjitimiteti”, tha Gjiknuri.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputetja socialiste, Arta Dade. “Kryesorja është t’i kthehet ligjshmëria KQZ-së. S’kanë rëndësi emrat, sa ka rëndësi marrja e kompetencave”, tha Dade.
Trojka e ambasadorëve takon Ramën
Trojka e ambasadorëve mbërrin në selinë rozë për një takim me kreun e opozitës, Edi Rama. Ambasadorët Arvizu, Sequi dhe Wollfarth po zhvillojnë me Ramën një takim, ku mendohet se tema kryesore është situata e krijuar në KQZ.
KQZ, PS mbledh grupin, priten debate në Kuvend
Pak para nisjes së seancës parlamentare të së enjtes, PS ka mbledhur grupin e saj të deputetëve, ku është diskutuar rreth situatës së krijuar së fundmi në KQZ, pas dorëheqjes së Denar Bibës dhe Albana Shtyllës.
Pritet që në mbledhje të merret një vendim për mënyrën se si do të vijojë aksioni politik PS-së në bashkëpunim me LSI-në. Ndërkohë, në seancën e sotme pritet të ketë debate të forta në lidhje me largimin e anëtarëve të opozitës nga KQZ-ja.
Ujku mjegull kerkon,sa here te dale per gjueti.Ai del nga e keqja ,nga uria ,keta hienat tona nuk kane uri,pasi urine ia kane faturuar popullit te tyre.Sa here kemi fushata,te tilla prodhime hidhen ne treg,qe te coroditet votuesi,t’i prishet mendimi,gjykimi drejte te ardhmes se tije.Kjo klase politike nuk i sherben me ketij vendi drejt zhvillimit sic ndodh ne vendet tjera,jo vetem eshte konsumuar,por eshte bere e padurueshme.
Ju jeni bere pjese e kualicioni me te korruptuar dhe dhuna eshte pjese e karakterit tuaj qe keshtu nuk eshte gje e re per keto ju jeni te paret!