KQZ rishqyrton të mërkurën kandidaturën e Grida Dumës

May 12, 2015 21:00

KQZ rishqyrton të mërkurën kandidaturën e Grida Dumës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rishqyrtojë kërkesën e kandidates së PD-së Grida Duma për Durrësin.

“Dita” mëson se në relacionin e përgatitur për mbledhjen që pritet të zhvillohet nesër, sqarohet se KQZ, me vendimin nr. 248, datë 07.05.2015, vendosi, kthim për korrigjim të dokumentacionit të kandidimit për Kryetar, Bashkia Durrës, e propozuar nga Koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” për të përputhur mbiemrin në kërkesën e Koalicionit model 03, deklaratën e kandidates model 05 me të dhënat në dokumentin e identifikimit të kandidates.

Me datë 11.05.2015 Koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” në përputhje me nenin  73, pika 2 të Kodit Zgjedhor depozitoi dokumentacionin për regjistrimin e kandidat për kryetar Bashkia Durrës.

Mësohet se Grida Duma ka riparaqitur kërkesën për regjistrimin e Z. Grida Duma (Shqina) kandidat për kryetar të  Bashkisë Durrës, model – 03k; të nënshkruar nga Z. Lulzim Basha si dhe deklaratat e kandididates Grida Duma (Shqina) e cili deklaron se gёzon tё drejtёn dhe vullnetin për të kandiduar për Kryetar në Bashkinë Durrës,  të propozuar nga Koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015;

 

May 12, 2015 21:00
Komento

2 Komente

  1. kastriot May 13, 10:20

    Tani shpetoi Shqiperia shpetoi Durresi sepse ishim para nje kataklizmoje qe vetem grideria dhe lefteria I dhane zgjidhjeNe pamundesi per tu faktorizuar normalisht ajo ka zgjedhur historikun e partise te saj faktorizimin me mjete sado te vogla anormale.Kujt I shrbejne keto ? Pa dyshim njerzve anormale .A jene shume ?Te shohim dhe pse duket qe Grida dhe Lefteria besojne se jane shume duke llogaritur keneten e Durresit ne te cilen kane gjuajtur per shume kohe.

    Reply to this comment
  2. era May 13, 13:03

    Une se kuptoj cpune kishte kjo te ishte Kryetar Bashkie ne Durres. Aty duhet te jete dikush qe di cfare duhet bere dhe qe mendon vertet per te bere dicka te vlefshme ne ate vend bregdetar. Une them ta heqin fare si kandidate pasi vetem pune do ti prishi Durresit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim