KQZ shpall nesër zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë

July 2, 2017 10:13

KQZ shpall nesër zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë

 

Një javë pas zgjedhjeve të 25 qershorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të nisë shpalljen zyrtare te rezultateve te zgjedhjeve sipas zonave elektorale.

Para shpalljes do të bëhet verifikimi i të gjitha procesverbaleve, për 5362 qendra votimi.

Dje pranë KQZ mbërritën edhe 3 kuti me fletë-votimi, që nga vetë KZAZ janë shpallur të parregullta, pasi në momentin që janë marrë në dorëzim është cënuar integriteti i tyre.

Bëhet fjalë për KZAZ 23 në qarkun Durrës dhe për 2 KZAZ në qarkun Gjirokastër, konkretisht për Këlcyrën dhe Dropullin.

Këto kuti nuk janë numëruar, por kjo nuk ndikon në rezultatin e qarqeve. Në këtë rast, kutitë administrohen nga KQZ.

Ndërkohë, deri nesër do të bëhen verifikimet e fundit për secilën kuti dhe nga e hëna do të nisë shpalljen e rezultateve zyrtare për qarqet Fier, Lezhë, Elbasan, Kukës dhe Dibër.

Pranë komisionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve nuk ka mbërritur asnjë ankim apo kërkesë, nga asnjë subjekt zgjedhor. Përjashtim bën vetëm PDIU e cila që prej 27 qershor i ka dërguar KQZ këtë ankesë, për problematikën e hedhjes së të dhënave të tabelave të grupeve të numërimit nga KZAZ-të.

Bëhet fjalë për qarkun e Tiranës dhe për 4 qendra votimi, ku 31 vota të PDIU-së kanë shkuar gabimisht për PDS.

Këto vota, sipas PDIU, nuk janë pasqyruar drejt nga grupet e numërimit dhe si këto raste janë edhe shumë të tjera të evidentuara, ndonëse zyrtarisht ankesa është bërë vetëm për këto 4 qendra numërimi.

Pritet që edhe kjo ankesë të merret në shqyrtim, me shpresë se  Idrizi mund të jetë pjesë e parlamentit të ri.

July 2, 2017 10:13
Komento

3 Komente

  1. malo July 2, 17:05

    Asnje ankese nga partite ???

    Po atehre ‘vjedhje masive’, ‘blerje votash’,’presion i admistrates’, ‘frikesim nga policia’, …etj etj jane mashtrim prej partive humbese !

    “Lidera” qe nuk kane burrerine te pranojne humbjen.
    Lidera leshi…

    Reply to this comment
  2. optimizem per vendin July 2, 22:55

    Te huajt, bile dhe kryeministri Maqedonas e uroi Edi Ramen per fitore, ju lutem a mund te me citoni nje kryetar partie shqiptar nga Shqiperia qe ta kete uruar? Dhe ne qoftese nuk ka ndodhur, atehere te gjithe kryetaret e partive shqiptare ne Shqiperi duhen fshire me gome, se kjo nuk ndodh ne boten e perparuar.

    Reply to this comment
  3. MH July 2, 23:40

    Z.malo!
    Vrejtej i ke me vend.Por mos harro se per 27 vjet kemi pasur nji malok i pa kulture sociale dhe na ka drejtue popullin me sa ma shume shpifje per te nxjerre dicka dhe per kultivue nji politik hajvanshe.Grindjesh dhe percarjesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*