KQZ shqyrton të mërkurën projektvendime të rëndësishme
Nga Arkiva
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, zhvillon mbledhjen e radhës ku do të shqyrtojë disa projektvendime të rëndësishme.
Në një njoftim për mediat KQZ bën të dituar se në mbledhjen e të mërkurës do të shqyrtohen disa projektvendime si “Për miratimin e disa afateve proçeduriale për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017. Për lirimin kryesisht nga detyra të sekretares të KZAZ-së nr.3 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
Po ashtu, KQZ sqaron se: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik,.Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento