KQZ, socialistët kërkojnë rikompozim, demokratët ribalancim

Redaksia Online April 27, 2013 08:43

KQZ, socialistët kërkojnë rikompozim, demokratët ribalancim

Ndërsa institucioni më i rëndësishëm i zgjedhjeve vazhdon punën me gjysmën e anëtarëve, demokratët dhe socialistët ndajnë pikëpamje të kundërta për mënyrën e rikthimit në normalitet. Ekspertët ligjorë të PS propozojnë një rikompozim të institucionit me përbërje 3 opozita dhe 3 pozita dhe zgjedhjen e kryetarit me konsensus. Por kjo kundështohet nga PD-ja, e cila shprehet se nuk ka rikompozim, por ribalancim, i cili do bëhet njësoj siç parashikon Kodi për KZAZ-të. “KQZ duhet të riformatohet duke pasur gjithmonë parasysh balancat deri diku që garanton Kodi Zgjedhor aktual për formatimin e saj dhe e gjithë ngarkesa e garancisë do bjerë mbi anëtarin e 7 që është edhe kryetari i KQZ-së dhe ky duhet të jetë sa më konsensual”, citon GSH ekspertin e PS-së, Bledar Çuçi. Sipas tij, “që në momentin që është zgjedhur kryetari, që në atë moment Kuvendi ka qenë jo në përputhje me Kodin Zgjedhor, sepse nuk garantoi konsensusin e plotë të zgjedhjes së kryetarit. Kodi e ka që duhen kualifikuar 4 kandidatura dhe komisioni i ligjeve kualifikoi vetëm dy, duke e ngushtuar zgjedhjen në atë që donte”, tha Çuçi. Sipas tij, “zgjidhjet janë në kodin aktual që kemi. Nuk ka nevojë të bëjmë amendim nëse ka vullnet politik”. PS po pret reagimin e maxhorancës. Ndërkohë, eksperti për çështjet elektorale në PD, Oerd Bylykbashi thotë se: “Kodi zgjedhor e jep mundësinë që krahu i opozitës të riformatohet nëse ata dëshirojnë në formatin që ata mendojnë se është balanca e duhur”. “Emërtesat në KQZ, ajo që krijon balancën, 3 në një krah dhe 3 në krahun tjetër janë propozime ekskluzive të krahëve të politikës shqiptare. Ne nuk kemi fare asnjë zë në kapitull në këtë pjesë që u takon atyre. Sapo ata të bëjnë propozimet, boll që të jenë në përputhje me kriteret e kodit, ata do të kalojnë testin e votës në Parlament”, u shpreh Bylykbashi.

Redaksia Online April 27, 2013 08:43
Komento

1 Koment

  1. Mark uk April 27, 19:39

    Si puna hapni kutit.Socialistet kerkojn ate e dine se nuk ju takon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim