KQZ: Të bëhet transparencë për financimin e partive
Nga Arkiva
Teksa pas disa muajsh nisin zgjedhjet lokale, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor.
Ai gjithashtu bëri thirrje të bëhet transparencë për financimin e partive.
“Sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve. Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh.
Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj.
Kjo është rruga më e mirë që çështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë. Me këtë rast i bëj thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë”, tha Zguri.
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento