KQZ thirrje qytetarëve: Afati për të kontrolluar emrin në listë, deri më 21 maj

January 11, 2019 16:31

KQZ thirrje qytetarëve: Afati për të kontrolluar emrin në listë, deri më 21 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat bëri apel për të gjithë qytetarët e vendit që të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhjeve, pasi sipas tij, data e fundit e korrigjimit të ndonjë gabimi të mundshëm do të jetë 21 maj.

“KQZ është i vendosur të mos lejojë  shkeljet e procedurave ligjore. Nxisim të gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën e votës, përfshirë edhe ata që me 30 qershor mbushim  18 vjeç , që të kontrollojnë listat në qendrat e votimit.  Pas datës 21 maj, që është data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet. Nxisim qytetarët që të kontrollojnë emrin e tyre në listë. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore.”, tha KQZ.

l.h/ dita

January 11, 2019 16:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*