KQZ: TV-të të transmetojnë materialet e montuara në selitë e partive

Redaksia Online June 4, 2013 12:38

KQZ: TV-të të transmetojnë materialet e montuara në selitë e partive

Rikthehet sërish çështja e materialeve të montuara nga selitë e partive politike për fushatën elektorale.

Në vitin 2011, kjo çështje ngriti debatin nëse kjo i mundëson zgjedhësit që të jetë i informuar siç duhet.

Por edhe kësaj herë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të detyrojë televizionet të pranojnë transmetimin e materialeve të përgatitura nga vetë selitë e partive.

“Në rast se operatori refuzon të transmetojë materialet e përgatitura nga vetë subjekti zgjedhor, operatori njofton menjëherë dhe ia vë në dispozicion menjëherë Bordit të Monitorimit të Medias këto materiale për t’i verifikuar. Bordi i monitorimit të Medias vlerëson materialin dhe i propozon raportin përkatës për miratim KQZ-së brenda 12 orëve. BMM nëse vlerëson se materiali plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së transmetimin e materialit nga operatori, në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së. BMM nëse vlerëson se ky material nuk i plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së kthimin e materialit subjektit zgjedhor. KQZ merr vendim brenda 24 orëve në lidhje me propozimin e BMM. BMM monitoron zbatimin e vendimit të KQZ-së”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

 

Redaksia Online June 4, 2013 12:38
Komento

7 Komente

  1. Pandi June 4, 13:13

    Po me lla, prandaj punon KQZ qe te dali sala dhe te montoje regjistrimet sikur ka 10mije veta ne miting, nderkohe kur ka vetem 200 militante qe mezi duartokasin.

    Reply to this comment
    • Flamuri June 4, 13:20

      Brravo KQZ. Ia dole me ne fund. Tashme jemi te lumtur qe deklarojme se sot, KQZ eshte kthyer ne nje istitucion i varur ose me mire te themi ne nje institucion “VK”. Pra eshte Vertet Kendshem qe te shikosh sesi znj. Leshi drejton kete institucion te varur nga saliut.

      Reply to this comment
    • dorjeta June 4, 13:32

      Po sigurisht qe ishte e pritshme.
      Do te kenaqe veten me ato videot e montuara sikur saliut i kane shkuar shume njerez ne shesh.
      Do te sigurohet qe fytyra e tij e plakur te mos duket e tille ne media.
      Do te sigurohet qe antiplumbi i tij te mos jete fokusuar nga kamerat.
      Do te sigurohet qe zeri i tij i cjerre e i lodhur te mos tingelloje i tille ne media.

      Reply to this comment
    • Landi June 4, 13:37

      Po me duket KQZ-ja si telenovele, per aq kohe sa ka qene saliu ne pushtet KQZ ben po te njejtat gjera, duket si telenovele spanjolle qe dihet sesi do shkojne gjerat. Por kete rradhe KQZ dhe saliu do cuditen kur te shikojne fitoren e thelle qe do korri PS dhe Edi Rama

      Reply to this comment
  2. Guarinn June 4, 13:14

    SI GJITHMONE Ne shqiperi kqz esht e komanduar nuk esht e pavaru
    Ndaj vuan dhe sot shqiperia esht koha te kemi Nje rilinjde te vertet dhe te kemi te drejtat tona gje qe nuk e kemi . ne koh te saliut qe vetem na kercenon dhe E kerkon voten Me dhun gje qe Nuk ja jep Populli dhe esht i detyruar vetem te kercenoje..
    forca rilinjde te kemi rilindjen tone dhe te drejatat tona duke votuare per 29

    Reply to this comment
  3. Shpetimi June 4, 13:17

    KQZ kjo loder e sales po ben lojen e saliut. Sala qe mezi mbledh 1000 meta (me dhune) tashme me montimet qe ben gjate rregjishtrimeve arrin ti shumefishoje ata, duke arritur edhe ne delir kur thote se jane mbledhur 100mije veta ne miting. Kjo eshte e verteta e mosndryshimit te Shqiperise, keshtu funksionon partia perPara e saliut.

    Reply to this comment
  4. O.R June 4, 15:25

    Nuk eshte cudi o njerez. Lleshi eshte e betuar e kesaj qeverie dhe do bej cmos ti sherbej asaj. po jo o jo, jo kronika te montuara te japi sala e te mundohet te japi iden se ka mbeshtetje masive, po as lira si beson le me njerzit qe kan tru e sy dhe shofin se cbehet. nuk e tregon mbeshtjen sa mbushet sheshi, po sa mbushet kutia e votave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim