KQZ jep 4 mandatet e deputetëve të “opozitës së re”

April 18, 2019 13:45

KQZ jep 4 mandatet e deputetëve të “opozitës së re”

Me pesë vota pro të të gjithë anëtarëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha katër mandatet e deputetëve të rinj në radhët të opozitës. Tre deputetë i përkasin listës shumemërore të PD-së dhe një nga LSI-ja.

Fatjona Dhimitri e renditur e shtata në listën e deputetëve të PD-së për qarkun e Gjirokastrës; Andi Përmeti i renditur i 12 në listën e PD-së për Korçën dhe Erion Piciri i renditur i 26-ti në listën e PD-së për Tiranën janë deputetët e rinj nga radhët e demokratëve. Ndërsa Eugen Bojaxhiu i renditur i 6-ti në listën shumëemërore të LSI-së mori mandatin si deputet i ardhshëm për qarkun e Beratit.

Gjithashtu shpalli pamundësinë ligjore për t’i dhënë mandatin e deputetit kandidatëve Besnik Fuçia, Shkëlqim Hoxha të PD-së, si dhe të Petrit Vargut të LSI-së për shkak të mos përmbushjes së detyrimit nga vetë ata për dorëzimin e formularit të Dekriminalizimit.

KQZ dha mandatin edhe për anëtaren e këshillit bashkiak të Rrogozhinës, Adelina Caka e propozuar nga LSI.

Me mandatet e dhëna deri më tani Kuvendi shkon në 106 deputetë, ku vetëm 23 i përkasin opozitës së re.

Deputetët e opozitës në Parlament

3 nuk dorëzuan mandatin

Lefter Koka LSI

Myslim Murrizi PD

Rudina Hajdari PD

Pranuan mandatin

Nga lista e PD

Lefter Maliqi

Alban Zeneli

Ligoraq Karamelo

Majlinda Halilaj

Arben Elezi

Adriatik Alimadhi

Korab Lita

Halit Jakimi

Arlind Çaçani

 

Nga listat e LSI

Ylli Shehu

Aurora Mara

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Ediola Braha

Edlira Hyseni

Elda Hoti

Ralf Gjoni

Nimet Musaj

Enada Koçiraj

Amra Borova

 

Pritet të betohen

Eugen Bojaxhi LSI

Andi Përmeti PD

Erion Piciri PD

Fatjona Dhimitri PD

 

o.j/dita

April 18, 2019 13:45
Komento

3 Komente

  1. Oh sa kom qesh April 18, 15:29

    Shoku gazetar, nuk eshte opozita e re, por vazhdim i opozites sipas LISTAVE te derguar nga Kryecaret e SHQUP-t dhe te Lesh e Lise, ne KQZ dhe jane te mbeshtetura ne Kodin Zgjedhor dhe ne LIGJ..
    Lulushi me Monika Cizmen kerkonin te luanin me gjasme ASIN nen menge, por qe nuk kishuin AS-in dhe MENGEN, bllof por KOTI AMAN, u ngeli ne dore dopia gjashta.
    Jane bere pishman qe zbatuan urdherin e kriminelit Sali Kar-axhic, por keshtu e ka loja, “Rulerta Ruse” e bere punen e saj, kjo loje gjithnje te con ne …….. vdekje.

    Reply to this comment
  2. Opgj April 18, 19:50

    Largimi i fekaleve nga Parlamenti,lajmi i parë i këndshëm për shqiptarët vitet e fundit.Tadh ka lezet kuvendi pa.fekale.Lajme të mira pas kësaj. ARRESTET E Salës,Lulit,Monës,Mediut end.co.KA LEZET KEMI 30 VJET VETËM POSHTËRSIRA.

    Reply to this comment
  3. Tori April 19, 09:13

    Tashti po qe kemi demokraci me keta deputetet e listes te blere nga Rama ndersa sa per 30 vjet poshtersira 17 i kane socialrilindasit me Nanon ,Meten ,Majkon,Ramen dhe çarçanin se e harrova.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*