KQZ vendos sot për mandatin e Luiza Xhuvanit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton sot zëvendësimin e mandatit të ish-deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani që u dorëhoq, pas vrasjes së 4-fishtë që ka si autor djalin e deputetes të PS.
Mandati pritet t’i dorëzohet Mira Shehut, e renditur e 9 në listën e PS-së në zgjedhjet e qershorit të 2013-ës.
Në renditjen e listës së PS për kandidatët në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë kandidatët Edmond Leka dhe Shuaip Beqiri, por sipas Kodit Zgjedhor, mandati i lënë nga një femër i kalon një kandidateje tjetër femër.
Në mbledhjen e sotme të KQZ pritet të diskutohen edhe rekomandimet që ky komision i ka propozuar Kuvendit për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento