KQZ, vijojnë manovrat e Idrizit për të penguar Aleancën Popullore

Redaksia Online May 4, 2013 13:41

KQZ, vijojnë manovrat e Idrizit për të penguar Aleancën Popullore

KQZ miratoi sot regjistrimin e dy koalicioneve kryesore “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit.

Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” drejtohet nga Partia Demokratike dhe grupon 25 parti të vogla të djathta dhe të qendrës, ndërsa koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” drejtohet nga Partia Socialiste dhe grupon rreth saj 37 parti.

Duke qëndruar te koalicioni i majtë, anëtarët e KQZ hodhën pretendime për parregullsi në lidhje me dokumentacionin e njërës prej partive të këtij koalicioni, Aleanca Popullore. Sipas tyre, parregullsitë kanë të bëjnë me faktin se kur është nënshkruar marrëveshja për koalicion mes kryetarit socialist Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Popullore, Artur Dojaka, ky i fundit nuk ishte ligjërisht kryetar. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, tha se në ligj nuk përcaktohet nëse duhet të jetë kryetari ai që nënshkruan marrëveshje, ndaj dhe PAP nuk mund të lihej jashtë koalicionit. Pas debatesh, katër anëtarët e KQZ votuan koalicionin e majtë bashkë me Partinë Popullore Çame.

 

 

Redaksia Online May 4, 2013 13:41
Komento

26 Komente

  1. eleminatoret e dt 23 May 4, 17:40

    Corape kuqe nga librazhdi eshte e shkreta kryetare ,nga ai vend ku nuk e dine akoma qe ka vdekur Enver Hoxha.

    Reply to this comment
    • mola May 5, 10:28

      Ja cben imoraiteti i vertete. Ja cben frika e saliut qe e di se me 23 qershor e pret nje humbje e frikshme. Nga do veje ai pas 23 qershorit askush se di, ndoshta as ai vete. Do jete per te vit i zi. Stop marrezive, dil nga PD sa seshte vone o popull.

      Reply to this comment
      • erblina May 5, 14:18

        Nuk mjaftohet me faktin qe ka sunduar KQZ, qe e ka kthyer ne nje institucion krejtesisht ilegjitim, por tashme do te pengoje edhe regjistrimin e partive te koalicionit. Pse ka frike, kur thote qe qe per te jane te parendesishme partite e koalicionit te majte?

        Reply to this comment
    • MILTON May 5, 11:30

      Kjo tregon edhe nje here tjeter se KQZ eshte poltizuar eshte korruptuar nga Saliu. TURP per ekte qe ndodh me KQZ.

      Reply to this comment
      • dorjeta May 5, 14:20

        Kjo eshte KQZ qe respekton frymen e ligjit te fjales se Saliut, qe tregon se eshte teresisht e politizuar dhe qe do beje cmos per te nderhyre ne rezultatin zgjedhor ashtu sic ka treguar deri me tani qe eshte nje marionete ne duart e qeverise dhe qe punon vetem per te kenaqur tekat e saliut dhe jo per te ushtruar funksionin legjitim te saj.

        Reply to this comment
    • Nadia May 5, 11:32

      Ka pershfshire edhe Idrizin ne lojen te tij te piste me KQZ-ne Saliu, e ka perfshire edhe bashkpuntorin e tij qe ka ne koalicion qe te bej cdo gje te mundur qe te arrije politizoje KQZ 100 %!

      Reply to this comment
      • ceshtja came me PD vetem retorike May 5, 14:22

        Idrizi me Saliun i shfrytezuan votat e cameve vetem per te ardhur ne pushtet dhe njehere te vetme nuk e kane ngritur ne parlament ceshtjen came dhe ne kater vjet nuk bene asgje dhe as do te mund te bejne me kurre. Prandaj t’i shporrim nga qeveria dhe t’i japim rrugen Aleances per Shqiperine europiane qe te gjithe shtetasit brenda territorit te Shqiperise, minoritaret jane njerez te Europes dhe duhen trajtuar te gjithe njelloj.

        Reply to this comment
    • ALMA May 5, 11:34

      Jam i sigurt qe kete qe po ben Saliu po e ben qe te shtyje zgjedhjet parlamentare dhe te kaloje ndonje dite me shume ne pushtet, por lodhet kot sepse i ka dite e numeruara Saliun ne pushtet, fundi i tij eshte me prane se kurre.

      Reply to this comment
      • Saliu ne deshperim May 5, 14:24

        Perpjekjet e deshperuara per te shpetuar pushtetin nuk kursejne as pislleqet ne regjistrimin e partive te koalicionit opozitar. Dhe me te drejte e ka kapur paniku, pasi ditet e tij jane te numeruara, me 23 Qershor do te fitoje PS dhe koalicioni per Shqiperine Europiane qe do t’i trajtojne shqiptaret, minoritaret, shqiptaret jashte kufinjve te gjithe njelloj dhe do te jene te denje perballe cdo shtetasi tjeter europian.

        Reply to this comment
    • ALDI May 5, 11:36

      Si mund te kemi zgjedhje me 23 qershor nese vazhdojme keshtu?! Jo , nese KQZ vazhdon te jete e politizuar nuk mund te kemi zgjedhje te ndershme. Mendoj se duhet te nderhyjne ndermbetaret nese duan qe shpetojne zgjedhjet e 23 qershorit.

      Reply to this comment
      • Rilindja eshte e pashmangshme May 5, 14:25

        Cfaredo te beje Saliu me KQZ nuk eshte me nje e re, asgje nuk mund ta shmange me rezultatin plebishitar dhe Rilindjen e vendit duke e cliruar nga kthetrat e nje diktatori i cili me siguri do te jete i fundit pasi do t’i kthehet legjitimiteti te gjitha institucioneve e nuk do lejohet te perseriten me historira te tilla.

        Reply to this comment
    • LINDA May 5, 11:39

      Si mund te kemi zgjedhje te ndershme kur KQZ eshte politizuar, eshte korruptuar nga Saliu?? Si mund ta marrim statusin per kandidat kur nuk kemi zgjedhje te ndershme?

      Uroj qe nderkombetaret te nderhyjne dhe ta ndalin kete masaker te Saliut!

      Reply to this comment
  2. BAY AREA CA. May 4, 17:51

    E turpeshme, KQZ, seksioni i kontrollit dhe manipulim-vjedhje te zgjedhjeve i PD.. Shikojini ne foto: jane dy e nga dy si dy pende QE, punojne per te permbysur aren e zgedhjeve ne favar te Partis -Shtet. Tyc & Toc

    Reply to this comment
  3. al May 4, 21:00

    edhe idrizi klysh i tosit

    Reply to this comment
  4. Rei May 5, 09:55

    Filluan manovrat e KQZ-s po vetem ne dukumtete e koalicionit te majta ka pasaktesi….Apo vetem ato dokumenta shikohen?

    Reply to this comment
  5. Klara May 5, 09:57

    Me urdhet te Idrizit eshte bere ky kontroll sepse i’a ka friken se partia Came e vertet do ti mare votat e Cameve te cilat Idrizi iperdori si te donte? Koalicioni i majte eshte kolaicioni i fitores dhe kete nuk ka KQZ qe e ndal.

    Reply to this comment
  6. anja May 5, 09:58

    Kjo eshte KQZ0ja fallco e Sali Berishes,….Eshte ne te mire te tij te lere te lire KQZ dhe ta formatoi ate si duhet per te mos na ulur ende vlerat qe na kane mbetur ne syt e gjithe botes.

    Reply to this comment
  7. klaus May 5, 09:59

    KQZ-ja e Saliut kerkon te gjeje pasaktesi edhe aty ku nuk ka si e si te sulmoi PS dhe koalicionin majt …koalicionin e fitores historike te 23 Qershorit.

    Reply to this comment
  8. brukli May 5, 10:06

    Beisha hiq duart njeher e mire nga KQZ-ja se nuk mund te besh dot asgje per te qendruar ende te shkaterrosh shqiperin seic bere 8 vite me radhe…Rilindje

    Reply to this comment
  9. arbenita May 5, 10:58

    Vijon loja e shemtuar e KQZ se Sliut…vijon farsa qe ka perfshire edhe Idrizin sepse ai ndjen frike tashme per te ardhmen e tij politike…..

    Reply to this comment
  10. arsi May 5, 11:14

    KQZ qe mundohet te gjeje nje gabim edhe aty ku nuk ka vetem e vetem per tu kapur me opoziten..Kjo eshte KQZ-ja e Berishes. turp ti vije.

    Reply to this comment
  11. MARKO May 5, 12:08

    KQZ- eshte bere si leshi i Jozefines. Kryetare e KQZ-se produkt i Jozefenes eshte. Po, se harrova edhe Sekreteare e KQZ-se nga mbiprodhimi i leshit te Jozefines eshte.Te paktern te ishte lesh i lare, se ky leshi i palare na qelbi…

    Reply to this comment
  12. Arnoldi May 5, 21:13

    Ca do beje edhe Idrizi i shkrete, tashme qe camet nuk e duan me dhe nuk do ta votojne po mundohet te heqi partine tjeter came se i pelqente te kishte monopolin e votave came

    Reply to this comment
  13. Shpetimi May 5, 21:15

    Shpresa e fundit e Idrizit ishte KQZ, tashme qe partia tjeter came eshte rregjistruar ne KQZ adashi im “shpetimi” nuk do ta kete te lehte te marri qofte edhe 1 si deputet

    Reply to this comment
  14. Dritani May 5, 21:16

    Ne mund te themi gjithe diten qe eshte manover e Idrizit por e dime shume mire qe pas Idrizit fshihet sali berisha, dhe eshte pikerisht personi qe i ka injoruar per 8 vitet e fundit camet qe po kerkon perseri voten e tyre, dhe ku ka me mire sesa te kesh vetem 1 parti came per te maksimalizuar votat e cameve

    Reply to this comment
  15. Flamuri May 5, 21:18

    As Idrizi dhe as sala nuk do ta ndalojne dot RILINDJEN SHQIPTARE, 23 qeshori do jete fundi i kesaj qeverie qe na mori gjithcka por voten nuk do te na e marri dot pasi do ta mbrojme gjer ne fund dhe me ate “vote” do ta largojme berishen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*