Krahasimi me nazistët, Merkel: Erdogan t’u japë fund

March 20, 2017 22:40

Krahasimi me nazistët, Merkel: Erdogan t’u japë fund

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi Presidentin e Turqisë se krahasimet e zyrtarëve gjermanë me nazistët duhet të marrin fund. Merkel tha se nëse Rexhep Taip Erdogan vazhdon me komentet e tij, Gjermania mund të ndalojë më shumë evenimente të politikanëve turq.

Autoritetet gjermane ndaluan ditë më parë mitingje që kishin si synim të nxisnin votuesit turq që jetojnë në Gjermani të votojnë pro referendumit që shton fuqitë e Erdogan. Ky i fundit, gjatë një mitingu tha se Europa po përdor masa nazistësh kundër Turqisë dhe preket kur Turqia i quan nazistë.

Ai shtoi se liderët e Europës mblidhen së bashku në solidaritet dhe Merkel është e para që e bën këtë, një koment që nga analistët është cilësuar si një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj kancelares.

Merkel nxitoi t’i përgjigjej Presidentit turk dhe tha se krahasime të tilla duhet të ndalen dhe se nuk pranon asnjë justifikim për to. Ajo tha se Gjermania ka të drejtë të marri çdo masë që sheh të arsyeshme si reagim, përfshirë anulimin e evenimenteve të ardhshme për të cilat politikanët turq kanë marrë leje.

Merkel shtoi se shfaqjet e politikanëve turq në Gjermani do të kryhen vetëm sipas parimeve ligjore gjermane. Në të njëjtin kuadër, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se Gjermania është vend tolerant, por jo idiot dhe Turqisë i është bërë e qartë se ka shkelur një kufi që s’duhej ta bënte.



March 20, 2017 22:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*