Krasniqi, boksieri vrasës në ring

Gazeta Dita December 29, 2012 13:06

Krasniqi, boksieri vrasës në ring

Grushti i shqiptarit në mjekër cilësohet si ndër më të rrezikshmit, në mars synon titullin botëror

 

Boksieri kosovar i kategorisë gjysmë të rëndë, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka gjasa të mira për të fituar titullin e botës në versionin WBO. Kështu së paku vlerëson analisti i boksit Scott Gilfoid. Gilfoid në një analizë të shkruar për sitin Boxingnews24.com ka vlerësuar lart kualitetet e Krasniqit. Krasniqi do të sfidojë titullin e botës në versionin WBO më 16 mars kur në Britani do të përballet me uellsianin Nathan Cleverly, që është mbajtës i titullit. “Sa më tepër analizoj sfiduesin numër një të versionit WBO në kategorinë gjysmë të rëndë, Robin Krasniqin, aq më tepër impresionohem nga ai. Mendoj se Krasniqi do t’i shkaktojë kampionit Nathan Cleverly kokëçarje të mëdha në takimin e 16 marsit. Krasniqi është një boksier mjaft i ndërlikuar, pasi nuk jep shumë grushte, por ka duar shumë të shpejta. Krasniqi ka shpejtësi marramendëse të duarve dhe një “uppercut” (goditje në mjekër) vrasës. Sinqerisht më duhet të them se goditjet e Krasniqit janë ndër më të mirat që kam parë te ndonjë boksier. Godet me saktësi dhe është vrasës me atë goditje”, shkruan Gilfoid.

Gazeta Dita December 29, 2012 13:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*