KREDIA PER DURRËS-KUKËS / Shtyhen edhe me 3 muaj hetimet për Boden

April 10, 2015 13:47

KREDIA PER DURRËS-KUKËS / Shtyhen edhe me 3 muaj hetimet për Boden

Hetimet për kredinë e rrugës Durrës-Kukës ndaj ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, aktualisht deputet i PD-së në Parlament, nuk kanë përfunduar ende. Shkak për zgjatjen e hetimeve janë bërë procedurat që po ndiqen dhe pritja e letër-porosive nga jashtë vendit.

Burime nga organi i akuzës thanë se është i nevojshëm plotësimi i dosjes edhe me materiale shtesë, siç janë publikimet në gazetat e huaja të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për këtë kredi dhe procedura të tjera. Në këtë mënyrë u është kërkuar në rrugë zyrtare disa institucioneve të huaja që të sjellin me letër-porosi përgjigje për veprimet e kryera, si dhe medieve ku pretendohet se është publikuar njoftimi, dokumentacionin përkatës.

“Këto procedura kërkojnë kohën e tyre. Pasi të mbërrijnë letër-porositë, do kryhen verifikimet e nevojshme, për të vlerësuar nëse janë zbatuar praktikat ligjore të tenderimit”, shpjeguan burime zyrtare.

Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka tagrin për hetimin e ish-ministrave dhe deputetëve, ka kryer të gjitha veprimet hetimore, me marrjen në pyetje të palëve dhe ekspertimin e dokumentacionit. Aktualisht mbeten edhe disa veprime ligjore për të kryer, në mënyrë që të konkludohet nëse ish-ministri i Financave dhe zëvendësi i tij, deputeti Sherefedin Shehu, kanë ndjekur procedurat e prokurimit në mënyrë ligjore, apo kanë bërë shkelje.

Denoncimi ndaj tyre është kryer në muajin shtator të vitit të kaluar nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, që akuzonte paraardhësin se me kredinë 230 milionë euro për rrugën dhe tenderin me shkelje duke paracaktuar fituesit, ishin shkaktuar dëm ekonomik me 60 milionë euro. Gjithashtu dy ish-zyrtarët u akuzuan edhe për përqindjen e lartë të interesit të kredisë dhe shkeljen e barazisë në tenderë. Bode e ka vlerësuar një sulm politik denoncimin, duke deklaruar se nuk është kryer asnjë shkelje.

Prej 7 muajsh dosja është ende nën hetim dhe sipas ligjit çdo tre muaj organi i akuzës është i detyruar të mbyllë hetimet, ose të zgjasë afatin me tre muaj të tjerë. Për raste të veçanta parashikohet afat deri në 6 muaj, si rasti i zyrtarëve të lartë, ndaj edhe në mbyllje të këtij afati konfirmohet se është shtyrë afati i hetimit edhe me 3 muaj të tjerë.

Duke llogaritur kohën e denoncimit, hetimet pritet të mbyllen brenda muajit maj, fillimi i qershorit, nëse prokurorët do arrijnë në konkluzione. Në të kundërt mund të kërkohet përsëri afat shtesë, nëse letër-porositë nuk mbërrijnë të gjitha.

Në fund të hetimit, nëse Task-Forca konstaton se ka elementë të veprës penale, dosja i adresohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe kjo e fundit kërkon autorizim për marrje të pandehur të ish-ministrit dhe vartësit të tij. Nëse jo, prokuroria firmos pushimin e hetimeve, pasi akuza e ngritur nuk vërtetohet si e tillë.

April 10, 2015 13:47
Komento

4 Komente

  1. Filozof NARD NDOKA April 10, 19:45

    po moj none i kan vjedh ska nevoje per letra porosije se e din edhe qeni im e din kete korrupsion

    Reply to this comment
  2. Dardhari April 10, 20:36

    Shoku Bode kerkon qe te zevendesoje demin moral qe pesoj kur humbi bustin e Enverit prandaj I beri keto gjera se nuk mund te humbte edhe Komandantin edhe pasurine qe I afroj Sekretari Sali Berisha . Mos I vini faj po futini nje Hu ne Bythe

    Reply to this comment
  3. M A R K O April 10, 20:38

    Ritka i Rakickes…Krriçi gomarickes…

    Reply to this comment
  4. durrsioni April 10, 21:58

    o burra ndonje sekuestrim se jane shume te pa strehe dhe te varfer ne shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*