Kreditë e buta, nesër afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit

August 16, 2018 18:05

Kreditë e buta, nesër afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit

Nesër është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për të gjithë ata që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për kreditë e buta në kryeqytet.

Aplikuesit duhet të tregojnë shumë kujdes, pasi nëse nuk dorëzojnë dokumentacionin brenda afatit të përcaktuar, humbasin mundësinë për të fituar shtëpi me kredi të butë.

Bashkia e Tiranës thekson se nuk do të ketë një fazë tjetër për dorëzimin apo pranimin e dokumentacionit.

Kategoritë përfituese janë:

  1. Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar
  2. Individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç
  3. Familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë
  4. Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit

Dokumentacioni

Respektivisht kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së Pritjes të Qytetarit në Bashkinë e Tiranës: formularin e strehimit, certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare, vërtetim të vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi, vërtetim të të ardhurave neto të familjes apo individit, vërtetimin e punësimit si dhe dokumentin për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.

Gjithashtu, aplikantët duhet të paraqesin edhe vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes, vërtetim nga zyra e punës për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë, vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension, dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, vërtetim nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponon në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë, vërtetim nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, vërtetim nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë dhe vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

Qytetarët duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim për librezën e jetimit për individët me këtë status, vërtetim nga komisioni mjekësor për përcaktimin e aftësisë së kufizuar; dokument për personat që kanë statusin “emigrant”; dokument për familjet e punonjësve të rënë në detyrë; dokument për viktimat e dhunës në familje si dhe një deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari, që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

s.a/dita

August 16, 2018 18:05
Komento

1 Koment

  1. Arben August 17, 07:27

    Vjedhjen e parave tona.

    Por nuk ka gje, se partia I vjedh.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*