Kreditë e këqija, rreth 20 korporata drejt falimentit

February 26, 2016 12:36

Kreditë e këqija, rreth 20 korporata drejt falimentit

Banka e Shqipërisë dhe Qeveria në kuadër edhe të angazhimeve të ndërmarra me FMN do të finalizojnë deri në fund të marsit planin e veprimit për trajtimin e 35 korporatave më të mëdha që mbajnë 65 për qind të kredive me probleme.

Ndër 13 masat e përcaktuara, më kryesorja është miratimi në Kuvend i projektligjit të ri të falimentit. Pas atij hapi do të nisë trajtimi i 35 korporatave të cilat tashmë kanë shpallur pazotësinë për të paguar kreditë bankare, që kapin vlerën e 600 milionë eurove.

Pasi drafti i falimentit të ketë kaluar Kuvendin, bankat tregtare në vend do të mblidhen së bashku për të analizuar bilancet e kompanive dhe borxhet që ato kanë.

Duke qenë se, disa prej kompanive kanë disa kredi të pakthyera në shumë banka, plani sugjeron ristrukturimin ndërmjet bankave dhe kredimarrësve për të gjetur një zgjidhje.

Por ajo që është e dukshme është fakti se falimenti për 50 për qind të këtyre korporatave është i pashmangshëm, pasi nga analiza e deritanishme kanë rezultuar raste pa asnjë shpresë.

Për kompanitë pjesërisht të shëndetshme, rekomandohet të gjejnë burime alternative jashtë bankave. Këtu mund të ndërhyjë qeveria për të blerë një pjesë të borxhit ose kolateralit të këtyre korporatave në mënyrë që atyre t’iu sigurohen likuiditetet e nevojshme për ristrukturimin.
Pjesa më e madhe e kredive të humbura ose në rrezik serioz arkëtimi nga bankat zotërohen nga rreth 80 kompani dhe korporata të mëdha, të cilat mbartin 80 për qind të portofolit të kredive me probleme, ndërsa vetëm 35 prej këture kompanive mbajnë 65 për qind të portofolit të kredisë së pakthyeshme.

Plani i Bankës qëndrore dhe qeverisë parashikon edhe ndërhyrje të tjera si ristrukturimi i borxhit jashtë gjykatës, ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit për përmbaruesit privatë, me të cilat synohet rritja e efikasitetit të proceseve gjyqësor për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

February 26, 2016 12:36
Komento

9 Komente

  1. Monika Kryezeza E KRIMIT February 26, 12:50

    qUUrravija te ‘bleje borxhin e kompanive ne falimentim’!!??—————–TRADHETI E LARTE NDAJ ATDHEUT E POPULLIT SHQIPETAR QE ME PARATE E GJAKUN E FEMIJEVE 25 VJET TYE URITUR TE USHQEJE KRIMIN E KORRUPSIONIN KANIBALESK’

    Reply to this comment
    • Arben February 26, 14:05

      TRADHETI E LARTE NDAJ VOTES SE NJEREZVE, TE CILET FLENE GJUME.

      PER KETE FINANCUAN RAMEN NE PUSHTET KRIMINELET, DHE TANI I KE TE GJITHE NE PARLAMENT ATA QE DO TI PERFITOJNE KETO PARA,

      NGA KOCUA, SADRI ABAZI DHE GJITHE LAMASHET E TJERE.

      Reply to this comment
  2. Arben February 26, 13:15

    ORE FALIMENTIMI ESHTE PJESE E SISTEMIT.

    MOS HARXHON PARATE TONA KY LOQJA QE KEMI GUVERNATOR PER TE NDIHMUAR TE FALIMENTUARIT.

    NUK DO MBESE TREGU PA SHERBIM IKEN NJERI HAPET HAPESIRA PER KONKURENCEN.

    Reply to this comment
  3. Gregor February 26, 15:52

    @Arben,
    Te kerkoj ndjese dhe pa dashur tju fyej kam pershtypjen se nuk jeni i qarte per Ligjin e Falimentit. Ky Ligj funksionon ne cdo vend te botes. Mbasi kompania qe shpall falimentin auditohet te gjitha asetet e mbetura shkojne ne fillim per shlyrjen e detyrimeve nda kreditoreve qe mund te jene persona fizike apo juridike dhe ajo cka mbetet (nese mbetet) ju shperndahet aksionereve pra pronareve. Pra nuk eshte e vertete se shteti do tju financoje humbjet me leket e taksapaguesve. Flm

    Reply to this comment
    • Arben February 27, 08:14

      ATY ESHTE KOKA E MUHABETIT, E THA KY KOK…..QE KEMI NE KRYE TE BANKES,

      DONTE TE BENTE SI NE AMERIKE TE PRISTE PARA DHE TUA SHPERNDANTE TE FALIMENTUAREVE, SEPSE JANE GJYNAH.

      KJO QE PO KALOJNE SOT ESHTE FAZA E PARE, DHE QE NUK KANE PERSE TE MERREN FARE PASI EKONOMIA E TREGUT I RREGULLON VETE LLOGARITE,

      NUK DO TE MBETET TREGU PA BANKA, EDHE NESE FALIMENTOJNE KETO QE KANE BERE KETO GABIME DHE KANE DHENE KREDI DUKE “MBYLLUR SYTE”

      Reply to this comment
  4. Bardhi Tolabi February 26, 15:57

    Perse duhet te paguaje shteti paret e raksave tona,per paaftesite menaxhese te bankave?Bankat kane punonjes,te cilet merren me kerkesat per kredi,analizojne mundesite e shlyerjes te tyre dhe ne se te dhenat e kerkuesit,jane te justifikueshme,e japin kredine.Ne se keta punonjes banke,nuk e kane kryer detyren e tyre dhe kane mashtruar,duke marre perqindje ndaj shumes te dhene kredi dhe tani keto kompani shpallin falimentin,eshte pergjegjesia e ketyre punonjesve dhe e vete bankave.Le t’a gjejne vete zgjidhjen bankat,le te paditin keta punonjes te korruptuar e te paafte.Bankat jane private edhe pergjegjesia eshte e tyre.Fitimet e tyre,i mbajne per vehte,le te mbajne per vehte dhe deshtimet…

    Reply to this comment
  5. ZZZZZZZZZZZZZ...... February 26, 17:15

    KETA QELBESIRA MARIN KREDI PAS KREDIE DHE LENE TE NJEJTIN KOLATERAL …..ARSYEN E DINE BANKAT DHE PUNONJESIT ME DREJTORET E TYRE SE NDAJNE PERQINDJET ….NE FUNDE BEJNE MARIFETIN E FALIMENTIT DUKE MOS PAGUAR TAKSAT DHE DALIN TE DY PALETY ME FITIM NE KURIZ TE POPULLIT…!!!!!

    Reply to this comment
  6. Mr Patai July 22, 23:49

    Përshëndetje,
    A keni nevojë për një hua personale / biznesi me normë interesi të ulët ?, na kontaktoni për më shumë informacion nëpërmjet Email-it: [email protected]
    Oferta e kredisë.

    Reply to this comment
  7. Roland Holn August 4, 21:19

    Për projektet tuaja investuese fitimprurëse
    Përshëndetni të dashur gruan dhe të nderuar zotëri
    Unë jam zoti Roland Holn huadhënës dhe investitor.
    Ju kërkoni një huadhënës apo investitor.
    Jemi në dispozicion gjatë tërë kohës për projektet tuaja.
    Nëse kjo duket e përsosur, ju lutem më kontaktoni.
    Këtu është adresa ime e postës elektronike: [email protected]
    Urimet e mia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*