Kreditë e pakthyera, dhjetëra prona në ankand

Bruno Marku March 21, 2013 09:28

Kreditë e pakthyera, dhjetëra prona në ankand

Sipas portalit të hapur për ankandet e objekteve të lëna si  kolateral kundrejt kredive të marra shumë vite më parë dhe të pakthyera, bankat kanë ofruar për shitje shumë prona që fillojnë nga Tirana dhe Durrësi dhe që më pas shtrihen me më pak objekte në zonat e tjera të vendit.  Në këtë portal ata njoftojnë se kanë për shitje pronat e listuara dhe njoftojnë personat e interesuar për t’u paraqitur në ankandet përkatëse.

Mungesat e likujdimeve të kredive të marra nga bankat vite më parë kanë bërë që ekzekutimi i kolateralit, objekte, kryesisht prona me vlerë, të lëna peng si garanci kundrejt kredive të marra, të dalin me qindra banesa e troje në ankand. Sipas njoftimit të bërë nga Banka e Shqipërisë, këto pasuri që kanë lajmëruar ankandin shiten edhe me gjysmën e vlerës së tyre. Ndërkohë mësohet se janë me qindra banesa apo troje të lëna peng për kreditë e mara prej vitesh.

Të përqendruara kryesisht në Tiranë e Durrës.

Shoqata e bankave nuk ka një shifër të plotë për pasuritë e lëna peng, por vetë këto institucione kanë hapur një portal ky paraqesin pronat e hedhura në ankand. Në Qarkun e Durrësit është njoftuar për një tokë bujqësore në Arameras në rrethin e Krujës e cila ka një siperfaqe prej 3,976 m2 dhe që del ne ankand me çmim shitjeje 87 000 euro. Toka, theksohet në njoftimin e bërë, është sipas certifikates së pronësisë e disponueshme dhe ka lidhje direkt me rrugën nacionale.

Në portal vërehet se është rast i mirë për ta përdorur për aktivitet komercial e industrial, magazinë, parking ose pike inertesh.

Një sipërfaqe tjetër toke ndodhet në Vrinë, Durrës. Sipërfaqa: 9 036 m2, me Certifikatë Pronësie: E disponueshme. Çmimi i shitjes: 95000 euro. Kjo është një sipërfaqe e madhe e mjaft potenciale për biznes ferme. Ndodhet pranë rrugës nacionale dhe është e rrethuar nga infrastruktura.

Një pronë tjetër ndodhet në fshatin Rinia, Durrës, Sipërfaqja: 9 900m2, me certifikatë pronësie: E disponueshme, çmimi i shitjes: 150 000 euro. Toka është me karakter bujqësor, pjesë e Parkut Energjetik të Porto Romanos.

Në listat e shitjes së pronave të kolateralit, përveç pronave në zonat bregdetare të Kavajës, është edhe një sasi pronash të tjera mes Durrësit dhe Golemit, në të cilat përfshihen ndërtesa , banesa ose dyqane në komplekse me vila, si dhe sipërfaqe toke bujqësore, ullishta në kodrat e rrethinave të Durrësit dhe Golemit.

Vlera totale e objekteve të Durrësit dhe zonës së Golemit arrin në 760 000 euro. Lista është më e madhe pasi përfshin edhe zona të tjera. Këto prona kanë dalë në ankand dhe janë bërë publike në portalin e prezantuar nga bankat, të cilat kërkojnë që t’i shesin ato, për të marrë prej tyre paratë e pakthyera nga kreditorët ndër vite. Ndërkohë që pritet të dalin në shitje dhe objekte të tjera. Sipas specialistëve, niveli i kredive të këqija ka arritur në 22.5 për qind të portofolit të kredive. Kjo është dhe  arsyeja kryesore, sipas tyre, që bankat nuk japin më kredi. Paketa e prezantuar nga Banka e Shqipërisë pritet të sjellë ndryshime në kthimin e parave të bankat, duke lehtësuar procedurat e ekzekutimit të kolateralit. Paketa është e përkohshme, ndërsa kërkon edhe ndryshime në kodet, që duhet të marrin konsensusin politik për t’u miratuar e më pas fuqizuar.

Qeveria do t’i paraqesë shumë shpejt për miratim Parlamentit një paketë të drejtësisë civile për të ndihmuar bankat në ekzekutimin e kredive të këqija. Paketa parashikon ndryshime në Kodin Civil dhe në atë të Procedures Civile, që sanksionojnë uljen e vlerës së kolateralit.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, pasuria e bllokuar nga banka e personit që nuk ka mundësi të paguajë më kredinë, tani nuk do të shitet më me 75% të vlerës, por me 50% të saj. Kjo, sipas Halimit, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Shoqatës së Bankave. Ndërkaq përmbaruesit privatë bëjnë fajtore pikërisht gjykatat për bllokimin e ekzekutimit të kolateraleve.

Sipas tyre, pasi është marrë vendimi që u lejon bankave shitjen e pasurive të vëna si garanci, kreditorët janë ankuar në gjykatë, duke arritur të pezullojnë çështjen dhe të ngrijnë kolateralin.

 

 

Bruno Marku March 21, 2013 09:28
Komento

5 Komente

  1. leon68 March 21, 12:17

    po si titullohet ky portal qe ti shikojme edhe neve keto oferta nqs jemi te interesuar

    Reply to this comment
  2. Beso March 21, 12:43

    Mos bej gabim leone te blesh dicka te tille, do gjesh belan me ish pronarin!!!

    Reply to this comment
  3. sa March 22, 10:28

    para se te marresh portalin do deklarosh per ke voton

    Reply to this comment
  4. eva February 21, 13:08

    keq per kredimarredsit qe skan muj me gjet pqaret e u ka ik shpija

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*