Alarmi: Kreditimi zero për ekonominë në 5 muajt e parë të vitit (Grafik)

Edlira Shehu July 3, 2013 13:36

Alarmi: Kreditimi zero për ekonominë në 5 muajt e parë të vitit (Grafik)

Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë japin një alarm të ri, kreditim zero në pesë muajt e vitit 2013. Tashmë mund të pranohet se zyrtarisht Shqipëria ka hyrë krizën e kredive.  Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se për herë të parë që nga viti 2002, stoku i kredisë për sektorin privat ka filluar të tkurret.

Stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë në fund të muajit maj, në të njëjtin nivel si në fund të 2012-s, duke dëshmuar se biznesi apo dhe individët e kanë pasur shumë të vështirë që të marrin hua në banka gjatë pjesës së parë të këtij viti.  Në krahasim me majin e një viti më parë, kredia për ekonominë është rritur me vetëm 1.4 miliardë lekë, apo 0.3 për qind. Një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin 47 miliardë lekë dhe 9 për qind .

Ngadalësimi i ritmeve të rritjes së ekonomisë, shtimi i kredive me probleme që e kanë kaluar nivelin e 24 për qind  në prill 2013, problemet e likuiditetit të biznesit, frenimi i investimeve nga sipërmarrjet janë disa nga arsyet kryesore të kësaj tendence tepër negative të kreditimit të ekonomisë në vend. Situata duket më e përkeqësuar edhe në krahasim me vitin 2008, kur vendi sapo filloi të ndiente pasojat e krizës ekonomike globale.

Që pas vitit 2009, ritmet e rritjes së kredisë janë ulur me ritme të shpejta. Por, deri më tani, asnjëherë rritja e saj nuk ka rënë nën zero, ashtu siç ndodhi muajin e kaluar. Biznesi është në fazë tkurrje të aktivitetit dhe ka ulur investime e reja të financuara me borxh. Vitin e kaluar, ngadalësimi i fortë i kredisë ishte shkaku kryesor që e përgjysmoi rritjen ekonomike nga 3 në 1.6 për qind.

Tashmë ky efekt ka gjasa të kthehet në negativ, duke zbehur shpresat për një rigjallërim të shpejtë të ekonomisë, kur vetë Banka e Shqipërisë së fundmi e ka pranuar se kriza e huave mund të vazhdojë edhe në periudhë afatmesme.

 

grafiku

 

 

Edlira Shehu July 3, 2013 13:36
Komento

1 Koment

  1. Gramoz July 3, 19:08

    KETO SHIKO TI KRIMINEL QE PO IKEN E PO LE VENDIN NE MESHIREN E FATIT ME ATO QE PO MUDOHESH TE BESH TI TANI kerkon te zesh djellin me shoshe jo nu i hame ne keto ti je nje njeri i deshtuar nga te gjitha pike pamjet dhe duhet te japesh llogari ….ti e ke xhytur vendin ne borxhe ti e ke kapitulluar vendin tone dhiqemi zvare he kete e ke bere me qellim ..e qe te hiqemi zvare e te na i heqesh e ate pak cipe qe na ka mbetur duam drejtesi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*