Kremlini i kërkon ndjesë gazetës gjermane ”Suddeutsche Zeitung” për skandalin ”Panama Papers”

April 15, 2016 14:56

Kremlini i kërkon ndjesë gazetës gjermane ”Suddeutsche Zeitung” për skandalin ”Panama Papers”

Kremlini i ka kërkuar ndjesë sot gazetës gjermane, “Suddeutsche Zeitung” mbi çështjen e “Panama Papers” pasi presidenti rus Vladimir Putin  deklaroi se ata i përkisnin bankës amerikane “Goldman Sachs”, që sipas tij tregon një implikim të Uashingtonit.

“Sigurisht që ne i kemi shprehur dhe i shprehim ndjesën tonë gazetës”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke pranuar një gabim dhe informacione të paverifikuara.

Gjatë seancës së tij vjetore pyetje-përgjigje me rusët në televizion, të enjten, presidenti Putin kishte pranuar që informacionet e nxjerra nga dokumentet e zyrës juridike panameze ”Mossack Fonseca”, që preknin të afërmit e tij ishin të vërteta, por garantoi nga ana tjetër se nuk nxirnin asgjë ilegale.

April 15, 2016 14:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim