Kremtimi i shenjtërimit, ja shprehja që citon Meta nga Nënë Tereza

September 5, 2018 09:09

Kremtimi i shenjtërimit, ja shprehja që citon Meta nga Nënë Tereza

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar sot ditën e kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Meta ka risjellë në kujtesë një ndër shprehjet më të njohura të Nënë Terezës, duke bërë kështu thirrje për më shumë dashuri ndaj kujtdo, pavarësisht kombësisë, racës, fesë apo përkatësisë shoqërore.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta.

Ai e ka përfunduar shkrimin e tij duke thënë se vepra humane e Shën Nënë Terezës është një ftesë për të ruajtur me fanatizëm bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.

Postim i i Ilir Metës

Dita e Shën Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë shqiptarët dhe botën katolike në tërësi!

Shën Nënë Tereza, është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kurrfarë kushti dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan, pa dallim kombësie, race, feje apo përkatësie shoqërore.

Dita e sotme, që shënon kremtimin e Shenjtërimit të saj, është një dite feste, përkujtimi e respekti mbarëkombëtar ndaj veprës humane, hyjnore e të paharruar të Shenjtores sonë.

Në shembullin e saj, kjo ditë na fton të gjithëve, të hapim horizonte të reja, gëzimi e shprese, mirëkuptimi e dashurie për ata që kanë aq shumë nevojë.

E bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë, me veprën e saj na fton të ruajmë si sytë e ballit bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi ynë ka kultivuar e përsosur ndër shekuj. Me mesazhin e saj nuk duhet të harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Le të na shërbejë kjo porosi e Shën Nënë Terezës, simbolit të çdo nëne shqiptare, si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për këdo që ka sot nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.🇦🇱

s.a/dita

September 5, 2018 09:09
Komento

4 Komente

  1. Germicoku September 5, 09:18

    Te faleminderit, zoti president per thirrjen drejtuar popullit per me shume dashuri! Po me pare se t’i drejtohesh popullit, drejtohu sat shoqe qe bene thirrje per lufte civile se do prishet qe qelbesire teatri e do ndertohet nje i ri.
    Ne kete raste thirrja juaj per me shume dashuri nuk ka vlere……

    Reply to this comment
  2. korçari September 5, 10:20

    Eshte mjaft pozitiv mesazhi juaj z.Meta drejtuar popullit per me shume dashuri por mundohu qe gjate nates te mos besh te kunderten pra te sabotosh te ardhmen e shqiptareve ne Europe apo siç thote populli:Hedh gurin dhe fsheh doren.Por kjo loje ka marre fund pasi shqiptaret te njohin se bashku me b/shorten dhe mos harro se je zgjedhur me votat e mazhorances .

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro September 5, 15:52

      Po, po , je zgjedhur me votat e mazhorances dhe cfaredo lloj poshterise te beje Rame tepsia me popullin e pasurine kombetare , ti shkosh pas avazit!!!!!!????

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*