Krenaria e një nëne: “Kur Aleksandri nuk flet…”

August 7, 2017 12:01

Krenaria e një nëne: “Kur Aleksandri nuk flet…”

 

Nga Ilir Ikonomi

Kjo është një foto e rrallë e Aleksandër Moisiut me nënën e tij në Berlin në vitin 1925.

Amalia de Rada, nëna arbëreshe e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu (1879-1935), babai i të cilit ishte nga Kavaja, ndiqte me interesim të madh çdo sukses të të birit.

Sipas gazetës austriake “Die Bühne”, 83-vjeçarja, e cila kishte mbetur e ve që nga viti 1912, ulej pranë gramafonit për të dëgjuar me orë të tëra zërin e Aleksandrit të saj dhe përshpëriste: “Una voce d’angelo!” – Një zë prej engjëlli…

Kur ndodhej në Vjenë, ajo shkonte thuajse çdo mbrëmje në teatër dhe nuk ia ndante sytë të birit. Por merrte mundimin të shkonte deri në Berlin, kur Moisiu jepte shfaqje atje.

Në Berlin, kur po shfaqej drama “Jedermann”, ndodhi diçka interesante: Gjatë njërit prej akteve, Moisiu qëndron pothuajse gjithë kohën në skenë dhe flet pandërprerë. Në një çast, shfaqet një aktor tjetër, i cili fillon një monolog, ndërsa Moisiu qëndron në heshtje.

Zonja e moshuar i drejtohet njeriut që ishte ulur pranë saj, një shkrimtar i njohur berlinez dhe i thotë: “Këtë skenë mund ta kishin hequr fare. Kur Aleksandri nuk flet, skena nuk ka kuptim…”

August 7, 2017 12:01
Komento

3 Komente

  1. fshatari pafshat August 7, 15:16

    Arbereshe, arbereshe po me origjine serbe – do te shkruaje Nano Mustafa, pas disa vitesh !?. Nano – italisht do te thote “Xhuxh”.

    Reply to this comment
  2. Krist August 7, 19:41

    Ilir,nenen e kiahte arbereshe?,po babain kavajas,PSE nuk ja permend emerin?

    Reply to this comment
  3. Arber I August 7, 22:11

    Kerkoi nenshtetesi dhe nuk ia dha satrapi Zog?! Me kete rast Edi Rama do te bente mite t’i sillte eshtrat e Moisiut ne Durres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*