Krerët e oktapodit dhe peshkaqeni i madh

August 15, 2018 11:56

Krerët e oktapodit dhe peshkaqeni i madh

Bedri Islami

Drejtësia e shtetit shqiptar është, të paktën deri tani, një lëmsh i madh, i zjarrtë që ka djegur shumëçka në këtë vend dhe çdo gjë që del tashmë zbuluar nuk është vetëm maja e asaj që është ditur prej kohësh dhe që ka pjesën e saj në rënien poshtë të shtetit.

I gjithë ky sistem, i kalbur deri në rrënjë dhe armik i pamëshirshëm i vendit të tyre, ka pasur deri më tani një kupolë institucionale, e cila quhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në krye të këtij Këshilli, në kohëra të ndryshme ka pasur presidentë, të cilët, duke u bërë palë me rrëshqitjet fatale, nuk do të thotë se sot duhen ta ndjejnë veten të larë dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë në kohën e tyre.

Kupola e drejtësisë, e cila të ngjan më shumë me krerët e oktapodit, prej shumë viteve e kishte mbajtur sistemin gjykues në duart e tyre, të cilat nuk mund të pastrohen thjeshtë përmes Vettingut, pasi, jo pak herë, nga vendimet e tyre kanë rrjedhur edhe lumenj gjaku, sidomos kur kanë mbështetur, promovuar dhe sistemuar në vendet e tyre të preferuara njerëz me moral qytetar të dyshimtë, kur përmes lojës së tyre kanë bërë politikën e pistë të shembjes së shtetit dhe, në vend që të jenë njëra nga shtyllat e mbajtjes së vendit, u kthyen në gërmuesit e mjerimit të vendit.

Sido që të ketë ndodhur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me përjashtime sporadike, do të mbahet mend si gangrena e gjyqësorit shqiptar, si vendi ku janë bërë allishverishet më flagrante dhe që në vitet e fundit, nën presidencën Nishani – Berisha, u bënë turpi i skajshëm i ligjit dhe i rendit. Asnjëherë më parë, në asnjë rrethanë, nuk ka pasur dhe, për fat, nuk do të mund të ketë një Këshill të tij të Drejtësisë, i cili, me dashje, skajshëm i skanuar politikisht, rrënoi pushtetin për të ngritur mirëqenien e tyre; shkatërruan jetë njerëzore që fëmijët e tyre të hallakateshin nëpër rrugët e Europës; grabitën prona dhe dhanë vendime të turpshme për të ngritur vilat dhe godinat e tyre, herë të ditura dhe më shumë të paditura.

Në 5 vitet e fundit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Nishani, si drejtuesi i tij, jo vetëm u bënë shembulli i turpshëm i jetës gjyqësore, por e shndërruan veten në një trupë që plotësonte urdhrat e dhënë nga familja Berisha, duke vendosur aty ku Familja dëshironte, njerëz besnikë të një klase politike, thellësisht të çoroditur dhe skajshmërisht antikomb; duke caktuar besnikërisht njerëz të devotshëm për të shërbyer me zell, edhe pse shteti, institucionet e tjera, bënin një pjesë të punës së tyre duke dërguar për shqyrtim raste, gjyqtarë dhe figura që ishin degraduar në mënyrën më marramendëse të mundur.

Krerët e këtij oktapodi kishin mbi vete peshkaqenin Berishë, i cili, duke luajtur me të dhënat e tyre, duke ia ditur burgjitë dhe pasurinë, duke pasur dije ndoshta për secilin, i bindur se kishte para vetes njerëz jo dinjitozë, të gatshëm për të shërbyer, skllevër të politikës dhe moralisht të shkatërruar, i tërhiqte fijet dhe ua tundte kokat sipas dëshirës, duke ua ngritur dorën si të kishte dëshirë ai vetë, apo thjeshtë njerëzit e familjes së tij.

Avokatët e Berishës, të afërmit e Shkëlzen Berishës, të njohurit dhe bashkëpunuesit e Argitës, skllevërit juridikë të Bashës u bënë gjyqtarë të Apelit, u deleguan në Gjykatën e Lartë, vajtën në Gjykatën Kushtetuese. Ata ishin deri në fund krerët që i tundeshin oktapodit të drejtësisë dhe që, kur kishin dëshirë , lëshonin tymin e politikës gjyqësore dhe grabitnin gjithçka mundnin, të bindur se pushteti i toleronte dhe nuk dëshmonte.

Ndoshta ata janë ndër njerëzit më të pasur në sistemin e drejtësisë. Pasuria e tyre e përbashkët, e njohura dhe jo me gjithë të panjohurën, shkon deri në 8 miliardë lekë të rinj dhe askush nuk e di dhe as nuk mund ta marrë me mend se çfarë fshihet pas pjesës së dukshme.

Shumë nga ata që u rrëzuan nga Vettingu apo që i u shmangën atij, duke hequr dorë nga karriera e tyre juridike, ishin pikërisht të vendosurit në postet e shpërblimit.

Le të sjellim disa shembuj:

Mirela Fana ishte anëtare e Gjykatës së Lartë. E emëruar nga parlamenti, me mbështetjen e Partisë Demokratike , me vendimin nr.248, datë 23.04.2009.

Është bashkëshortja e Neshat Fanës, avokati i njohur i familjes Berisha. U tërhoq nga profesioni sapo u miratua ligji për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Besnik Ymeri, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese, u largua me dëshirë të imponuar nga sistemi, pasi, nëse nuk do të ishte Vettingu, do të ishte përsëri aty. Është propozuar nga Bujar Nishani dhe miratuar shpejt e shpejt me 22 mars 2013.

Nga Gjykata Kushtetuese, largohet edhe Altina Xhoxhaj, e propozuar dhe e miratuar nga PD-ja në vitin 2010.

Shtatë juristët e përzgjedhur në vitin 2012, disa në pragun e largimit nga pushteti, ishin njerëz të gardës berishiane: ata u emëruan në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën e Lartë apo në atë Kushtetuese, pasi kishin dhënë prova të larta besnikërie në gjyqe të “patates së nxehtë”, të Gërdecit, të 21 janarit, ndaj Damir Fazlliçit etj., si Fatmira Hajdari,  Tom Ndreca, Fatos Lulo e mes tyre edhe i njohuri gjykatës shërbyes i lartë politik, Agim Bendo, që mes të tjerave njihet edhe për  marrjen në mbrojtje të një perversi politik ministër.

Tom Ndreca është emër i njohur me vendimet e tij abstrakte, por thellësisht politike. Tani është jashtë sistemit. U emërua si anëtar i Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2013 nga ish presidenti Nishani dhe u miratua me procedurë të shpejtë nga grupi parlamentar i PD-së. A mundej vallë që gjyqtari , i cili mbylli dosjen e 21 janarit, të mos gradohej e shpërblehej?

Fatos Lulo u emërua nga PD, fillimisht në Gjykatën e Lartë, në vitin 2005 dhe pastaj, i propozuar nga Nishani, në maj të vitit 2013 kaloi në Gjykatën Kushtetuese.

Admir Thanza, ishte anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar po nga e njëjta strukturë dhe i marrë në mbrojtje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sot jashtë sistemit, për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali dhe fshehjes së saj. Propozuar nga Bujar Nishani, votimi i tij, me procedurë të shpejtuar, është mundësuar nga Berisha dhe Topalli.

Gani Dizdari, po ashtu, propozohet nga Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe miratohet me procedurë të shpejtuar. Jashtë sistemit aktualisht.

Juristi Metalla u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës në vitin 2013, në pragun e ndërrimit të pushtetit dhe, po ashtu, i mbështetur nga Partia Demokratike.

Më shumë se tre të katërtat e të larguarve nga sistemi janë emërime të “peshkaqenit të madh” dhe kreut të oktapodit të rrezikshëm.

A nuk mban përgjegjësi struktura që i propozoi dhe i emëroi shpejt e shpejt të larguarit e sotëm nga sistemi i drejtësisë, si Fatmir Hoxha i larguar nga Gjykata Kushtetuese, ku ishte deleguar në vitin 2011, Artan Zeneli, po ashtu, në vitin 2012, Artan Lacaj njëjtë, Gentian Trenova. Rovena Gashi, krahu i djathtë e shefit të prokurorisë, sozia e frikshme e tij, u emërua në atë post në vitin 2013, etj.

Shembujt janë të shumtë.

Krye shembulli është ai i ish kryeprokurorit të përgjithshëm, Llalla. Pas propozimit të Bamir Topit, që ishte ende në marrëdhënie të mira dhe të ngrira njëkohësisht me PD-në, Adriatik Llalla, pas provave që kishte dhënë duke mbuluar pasuritë abuzive, në vendin ku ishte caktuar, me 75 votat e PD-së dhe të LSI-së, zgjidhet kryeprokuror.

Qëndroi për pesë vite dhe për hatër të tij desh dogjën parlamentin dhe deshën t’i venë flakën gjithë vendit. Të zgjedhurin e tyre, si mburojë ndaj drejtësisë, u përpoqën ta mbanin me gjithë forcat e tyre dhe, jo rastësisht, përsëri ata që e ngritën, ata desh edhe dogjën gjithçka për hirin e tij: PD dhe LSI.

Një mik i imi, njohës i shkëlqyer i sistemit të drejtësisë, pas një shkrimi në DITA më dërgonte mesazhin e mëposhtëm:

“Pjesë e Vettingut duhet të jenë domosdo anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ata duhet të japin llogari për vendimmarrjen e tyre, thellësisht abuzive, por edhe për transferimet. Koha e Nishanit ishte në fakt koha e listave që dërgonte Berisha dhe familja e tij. Bënë karrierë gratë e burrat e anëtarëve të KLD dhe u pasuruan marramendshëm shpejt. U rikthyen në gjyqësorë ish kursantë që ishin vetëlarguar apo i kishin larguar nga drejtësia”.

Një sistem i kapur nuk mund të largohet nëse nuk i shkund mirë e mirë ato që duhen shkundur.

August 15, 2018 11:56
Komento

19 Komente

  1. DALLTON August 15, 12:25

    Gjithe keta funderrina nji dite do japin llogari mire per te gjitha keto dhe ajo pasuria perrallore do ju konfeskohet ,ne nji ore te caktuar dhe ne vendin e duhur ,se shpejti burgu I RECIT I pret oktapodet -dhe-Peshkaqenet aty do ngordhin.

    Reply to this comment
    • Vini pe Bääärliiiniiii August 15, 13:10

      Ekspertet e drejtesise te cituar sot nga z.Bedri po e thone prerazi dhe qarte se pjese e kontrollit sistematik te gjyqtareve dhe prokuroreve duhet te jene padyshim dhe anetaret e KLD-se, se pa veprimet e mosveprimet e tyre, pa vendimmarrjet dhe syshkeljet e tyre, kurre drejtesia nuk do ishte degraduar ne kete gjendje te mjerueshme.

      Drejtesia eshte e kapur dhe mbahet e shtrenguar fort nga tentakulat e oktapodit. Tentakula me e fuqishme, ajo e keshillit te larte te drejtesise, duhet t’i nenshtrohet detyrimisht procesit te vettingut njelloj si tentakula e keshillit te larte gjyqesor, ajo e gjykates kushtetuese, ajo e inspektoratit te larte te drejtesise, ajo e keshillit te emerimeve ne drejtesi, ajo e keshillit te larte te prokurorise, ajo e prokurorit te pergjithshem, ajo e komisionit te pavarur te kualifikimit, ajo e tribunalit disiplinor, etj.

      Kembanat bien per ata qe kane veshe te degjojne e sy te lexojne. Para tre muajve ne raportin e progresit per “republiken e bananeve” thuhej qarte dhe prere se per hapjen e negociatave me BE-ne duhen ndermarre hapa konkrete.

      Ne raport kritikohej ashper mungesa e rezultateve dhe mosperfundimi me sukses i atyre kritereve kryesore, per te cilat atletebardhi i samiteve morri prej Merkelit pergjigjen qe i takonte: Ku je me…

      – Reformen gjyqesore?
      – Reformen e administrates publike?
      – Reformen elektorale?
      – Të drejtat e prones?
      – Anti-korrupsionin?
      – Luften kunder krimit te organizuar
      – Te drejtat e njeriut,
      – Anti-diskriminimin,
      – Aktin e dekriminalizimit,

      Bej detyrat e shtepise pastaj hajde po deshe te trokasim bashke… einen Glas Sekt im Bääärliiiner Glashaus.

      Reply to this comment
      • Kopshtari August 15, 23:20

        Aty nen glasen e zoqve rrini, se ne pushtet kurr nuk do vini.

        Ps Republikes se Shqipeve, ti hash mutin e ta kesh harram

        Reply to this comment
  2. fteri August 15, 12:33

    Bedri Islami thotë konkluzionin madhor :
    “Kupola e drejtësisë, e cila të ngjan më shumë me krerët e oktapodit, prej shumë viteve e kishte mbajtur sistemin gjykues në duart e tyre, të cilat nuk mund të pastrohen thjeshtë përmes Vettingut, pasi, jo pak herë, nga vendimet e tyre kanë rrjedhur edhe lumenj gjaku “!

    TË LUMTË GOJA BEDRI ISLAMI dhe fjala të vaftë në vesh të zotit!….

    Po a do të mbyten krerët e oktapodit NISHAN-NISHANI DHE SALI QENI NË KËTË LUM TË PËRGJAKUR ?

    Kjo nglet për tu parë me të ashtuquajtur WETIN-G !

    Reply to this comment
  3. korçari August 15, 12:42

    Vetingu duhet te vazhdoje me çdo menyre pasi klasa e te babeziturve dhe maskarenjeve me ne krye Salehu&Basha&Meta alias Kryemadhi po bejne dhe do te bejne çdo gje qe kane ne dore per t’a sabotuar apo shkateruar kete reforme aq te rendesishme per shqiptaret.Populli pret te shohe denimet me heqje lirie ,konfiskim te pasurive,demaskim i pasurive akoma te fshehura apo te hedhura nen emra te tjere.Nje GRAND MERCI USA-EUROPA per ndihmen jetike qe po japin per pastrimin e drejtesise dhe po ashtu dhe Edi Rames dhe PS-se qe bene te mundur kete gje.Nuk ka qeveri te perkryer ashtu siç nuk ka persona te perkryer por ka reforma te perkryera dhe vetingu eshte njera prej tyre.Reçi eshte akoma i zbrazet dhe po pret…

    Reply to this comment
  4. Fadil August 15, 12:51

    Ketyre qenve qe rrenuan shtetin dhe vendin u duhet bere atentat neper rruget e Shqiperise te bien nen te krismat e armeve ne trotuare si spiunet e fashizmit ne ate kohe,po nuk beri gje vetingu.

    Reply to this comment
  5. Egla August 15, 13:00

    Shkruani sa me shume artikuj te tille qe dhe gjumin mos te bejne bastardet.Atyre ju intereson heshtja e te mos flitet per ta.Mos i lini te qete se keshtu shtohet presioni qe drejtesia te beje punen e saj.

    Reply to this comment
  6. Une August 15, 13:28

    Shpresa vdes e fundit! Saliu me liken do te bejne c’eshte e mundur te shpetojne! Le te shpresojme qe te japin llogari per ato krime qe kane bere!

    Reply to this comment
  7. Toni August 15, 13:36

    Vettingu te vazhdoje fuqishem, por jo vetem me PD-iste e LSI-ste. Ka plot edhe PS-iste qe kane bere te njejtat bema. Pastaj te vazhdoje me politikanet, te te gjitha kaheve, Sali-Bashe-Ed Rame -Ilir Mete dhe te gjithe te llojit te tyre, perfshire edhe Gramoz Rucin qe ka nxjerre ne mes te dites nga komisariati i policise se Fierit kirminele qe kane kryer vrasje.

    Reply to this comment
  8. Vaiti August 15, 13:46

    Saliu dihet ashiqare se me karakterin e shpellarit qe ka e ka bere e sterbere qe eshte krykriminel i Udb e shkatrrimtari i shtetit po edhe skuthi Meta qe punon ne fshehtesi per deshtimin e vetingut.Te dy jane ne aleance se kane sh.gjynahe vendit.

    Reply to this comment
  9. Mark U.K August 15, 14:25

    Pse nuk ju beni nga nje flet-rrufe si fillim.Pastaj rruajuani sic keni bere tesh 28vjet.

    Reply to this comment
  10. Zef U.K.U. August 15, 15:04

    Po bre Mark Uku cashtu po bajme,ne fillim po ja rrujme dhe manej po fusim dhe tet ame ne valle…..po i bajme dhe nga nje tegel qe ta kesh per lezet….Ne rregull ? qe te mos te te ngelet pishman….

    Reply to this comment
  11. Kris 1 August 15, 15:51

    Cdo lloj reforme pa permbysur marreveshjen elektorale Rama Berisha eshte si sheqer i hedhur ne hale.Popullit shqiptar i jane ngjitur pas kepuce Saliu Rama e meta.Nishani e luli jane miza qe kenaqen me eren e qelbur qe leshojne te paret.
    Pa u bere reforme e thelle elektorale parlamentin do ta kemi plot me kriminele hajdut ,mashtrues te hipur mbi gomere

    Reply to this comment
  12. Drin August 15, 18:01

    Po ky Maniaku Drogaxhiu Demagogu I Semuri edvini …..
    Ky do ta zhvilloje dhe perparoje Atdheun dhe Kombin??!!

    Reply to this comment
  13. Pedagogu durrsak August 15, 18:16

    urimet e mia me te mira per kete artikull, Z. Islami. Ky artikull eshte nje mesazh i fuqishem se deri ku duhet te shkoje Vettingu dhe drejtesia shqiptare. Kryekrimineli Sali Berisha, me berishizmin e tij (mirefillti teori dhe praktike antishqiptare e ideuar nga serbet dhe e zbatuar nga Sali Berisha dhe klanet kriminale dhe te korruptuara rreth tij), duhet gjykuar sa me shpejt e mundur, qe t’i hapet rruga drejtesise sa me reale dhe ndeshkueshmerise ligjore, te domosdoshme per tu zbatuar, sidomos ndaj “te pandeshkueshmeve” deri me sot, me ne krye Sali Berishen.
    Z. Bedri, thellojeni kete linje gjykimi per opinionin publik shqiptar dhe nderkombetar, nepermjet artikujve te tu te ardhshem. I beni nje sherbimm te madh patriotik Shqiperise dhe kombit shqiptar, ashtu sic e keni bere edhe me vepra ne luften e UÇK-se ne Kosove.
    Shume respkt per ju dhe vepren Tuaj patriotike dhe qytetare.

    Reply to this comment
    • Tartufi August 16, 08:38

      Nje popull,kur mer mendje nga [ Pedagoge durrsak ] mjere
      ky popull,,, c ka hequr,,, c heq dhe c do te heqi akoma ? !
      Mjerimi I nje populli eshte kur dallkauku ben krahasime dhe vleresime tek ky milet.

      Reply to this comment
  14. kuksiani August 15, 23:06

    Shume mire Bedri!
    Ke harruar dhe Nik Spahiun.
    A nuk ishte ai deri ne 2013 nenkryetar i KLD-se?

    Reply to this comment
  15. Lili August 16, 04:56

    Kur ke shumicen,ke te drejte reformen e ligjevenjen..
    Pra mjafton nje ligj qe thot keshilli i Nalte i Drejtesise shuhet per marrezite qe ka mbuluar_ une bile edhe anetaret i kisha derguar per t’i gjykuar per mosparandalim te korruptsionit qe vettingu po verteton_
    Vendoset kontroli i nalt i Drejtesise qe t’iu ngulitet qe jane aty per te kontroluar mirevajtjen e puneve ne Drejtesi.
    Kaq kur duan.
    Pse nuk duan eshte pyetja
    E besoj te gjithe e dime pse nuk duan qe te kemi nje shtet si ka dhane Zoti…
    Nuk munden ma ba njesoj pastaj..

    Reply to this comment
  16. naku August 16, 12:51

    Te pershendes per kete shkrim qe,percone tek populli(kush lexon) nje pjese te qelbur te kenetes Drejtesi dhe diregjenti i kesaj hajduterie e krimi ka qene Sali Berisha. Pa dyshim. Bujar Nishani ,nje personazh servil,frikaman por,bindshem i pelqente perulesia,sepse kish perfitimet e veta. Kush gradohej,plotesohej deshira e kriminelit Berisha dhe paguhej edhe tek Nishani. Nishani! Njeri me te ndyre,servil,idiot,maskara ne shpirt eshte veshtire te kete.
    Z. Islami! Ju lexoj pothuaj rregullishte. Nese vendi lengon dhe lengon,shkaktaret jane Sali Berisha e banda e tije familjare e partiake. Nuk ka prokur te mos kete grabitur ne mete vend,si dhe gjyqtar. Nuk ka zyrtare te kohes se Saliut te mos ket vjedhur. Vetting deri ne maj por edhe poshte. Nje shembull:Cdo poluc rrugore ka vila(ishin pa breke),makina,shuma parashe te medha,femije te arsimuar etje. Veting vertikal e paralel do kethehesh Shqiperia ne normalitet. Te falnderojme per shkrimin e ne vecanti per kudajon. Dite te mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*