Krerët evropianë, ultimatum presidentit Maduro

January 26, 2019 18:23

Krerët evropianë, ultimatum presidentit Maduro

Spanja, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, që të thërrasë zgjedhjet brenda 8 ditësh, përndryshe ato do të njohin zyrtarisht opozitën.

Maduro është nën presion, pasi rivali i tij Juan Guaidó e shpalli veten president. Disa vende, mes të cilëve SHBA, por edhe Shqipëria e Kosova, e kanë njohur Guaidón si president.

Të shtunën, një përpjekje e Rusisë për të bllokuar diskutimet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Venezuelën, dështoi.

Presidenti Maduro, që e ka akuzuar kreun e Asamblesë Kombëtare Guaidó se ka kryer një “grusht shteti” dhe ka prerë lidhjet me SHBA, u betua për një mandat të dytë më herët këtë muaj. Por, votimi u shënua nga bojkoti i opozitës dhe akuzat për manipulim votash, gjë që çoi edhe në protesta të mëdha anti-Maduro.

Të shtunën, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se Spanja kishte përgjegjësi ndaj Amerikës Latine.

Ne – tha ai, – nuk kërkojmë të ndryshojmë apo rrëzojmë qeveri. Ne duam demokraci dhe zgjedhje të lira në Venezuelë”.

Franca, Britania dhe Gjermania bënë po ashtu deklarata të ngjashme, në atë që ngjason me një kërkesë të koordinuar për zgjedhje të reja në Venezuelë.

v.l/ Dita

January 26, 2019 18:23
Komento

2 Komente

  1. Shefqet Cela January 26, 19:38

    E pyeta një shok:
    Kur mund të përfunfojë konflikti në çeçeni?
    – Kur të mbarojnë rezervat e naftës.
    Venezuela noton mbi atë pasuri qě është dhe fatkeqësija e sajë!
    Nuk gëlltitet kollaj shtetëzimi i sajë.

    Reply to this comment
  2. Dick MCCarthy January 27, 13:48

    KRYEHAJDUTET E BOTES EMERUESIT E “PRESIDENTEVE“ TE CIA-S “ ALA PINOCHET ALA DYVALJE ALA SUHARTO ALA SALI BERISHA ……

    Financuesit jane korporatat e naftes, kobaltit, arit, diamanteve, kokaines, bananeve qe i kane kthyer mbi njeqint shtete te Botes ne Republika Bananesh .
    Per me teper lexoni “Las Venas Abiertas de America Latina” “ Venat e Hapura te Amerikes Latine” qe studiohet ne qindra universitete te Botes
    Po te kini dyshim pyeteni Rajersonin .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin