Kreshnik Spahiu, politikani më i dëshpëruar i historisë

April 21, 2015 16:07

Kreshnik Spahiu, politikani më i dëshpëruar i historisë

Arben Duka

 

Kush u shfaq në shesh Spahiu,
e kam thënë dhe në një rast,
Kreshnik Spahi kuq e ziu,
më ka bërë shumë entuziast!

Në themel të historisë,
e mendova si një gur,
dhe si një hymn të partisë,
shkrova: “Një komb- Një flamur!”

Ndonjëherë dhe marrëzira,
nga goja e tij dëgjonim,
por të nisur nga e mira,
marrëzitë ja mirëkuptonim!

Spahiu ishte i zjarrtë,
na ndezi një shpresë tek sytë,
pati shansin më të artë,
që s’vjen kurrë për herë të dytë!

Pa bleruar i ra flama,
dhe rrugën e mutit mori,
kur kërkoi nga Edi Rama,
dhjetë deputetë apriori!

Këtu nisi dhe u sos,
rrënimi më i vërtet’,
kuq e ziu u fundos,
u fundos për kiamet!

Ka ca ditë që e shikoj,
në ekstrem të zemëruar,
edhe dua t’i kujtoj,
se është një i refuzuar!

Se kërkoi pa doganë,
në efekt të asaj flake,
në fakt pak a shumë i thanë,
ke kërkesa qesharake!

Kërkoi pushtet pa kufi,
sapo rrugën kishte nisur,
mos bënte këtë marrëzi,
aq keq nuk do qe braktisur!

Qysh aherë në të vërtetë,
përfundimin unë e dija,
dhe siç shkrova në gazetë,
ashtu doli historia!

Dikur s’e mendoja kurrë,
të shkruaj kundër Spahiut,
por ka shkarë keq ai burrë,
ja ka shkuar dhe Saliut!

Po shan kokë e kuq e zisë,
me fjalor që ç’të të them,
nga delir’ i madhështisë,
në një dëshpërim ekstrem!

Aleancë me qelbësira,
si Jozefina na quan,
i thartuar si thartira,
me gurët e saj na gjuan!

Unë s’po flas si për vakancë,
kam me Nikun direkt punë,
se në atë Aleancë,
kisha emrin edhe unë!

Isha unë dhe miqtë e mi,
dhe bëmë veprën më të mirë,
dhe e di me siguri,
që nuk jam një qelbësirë!

Dhe më pas, fare pa takt,
çfarë s’kemi për të dëgjuar,
se Spahiu është në fakt,
ekstremist i dëshpëruar!

April 21, 2015 16:07
Komento

8 Komente

  1. myzeqeja e vogel April 21, 16:44

    Sakte Arben

    Reply to this comment
  2. Shqiptar April 21, 17:07

    Ai ekstremist dhe ti pijanec nje mut jeni

    Reply to this comment
  3. Skifteri April 21, 17:18

    ku ka ka injorante lulzon Kreshnik K…..Ku ka te zgjuar, behet mi kanalesh novojtoresh.

    Reply to this comment
  4. vlera e vertete April 21, 21:34

    te lumte pena beno.
    meqenese shkruan shqip e me kuptim te qarte per ata qe dine e duan te lexojne, ka akoma ndonje shqiptar injorant qe i thote pijedashesit ekstremist.
    sa turp e me vjen keq qe fjala m..t, ju mbetet si vlere e vertete per ngateresat qe bejne me poezine

    Reply to this comment
  5. Denidi April 22, 09:36

    E degjova ne TV te djelen Kreshnik Spahiun dhe te them te drejten me erdhi keq, nuk dinte cfliste e nxirrte nga goja e tij e ndyre vrer,e I lutej popullit per bojkot, e marrezira te tilla. Po kush je ti more sorre qe lutesh per bojkot,je nje hic qe e pe ne votimet e 2013,boll me marrezira largohu me nder.

    Reply to this comment
  6. "BALASHI" April 22, 09:46

    Niku i largar eshte nga populli. Ku te veje? Vetem te hidhet nga ndonje gremine…
    Arbeni si gjithnje brilant.

    Reply to this comment
  7. LOVE April 22, 11:16

    uuuua ,po ky c’pati ??
    cfare ka partia me Kreshnikun ??perse po i djeg kaq shume ?
    thenka Kreshniku qe nuk dashka zgjedhje ?
    po mire e ka , pse cfare zgjidhe ti qe votove ne 2013 ??
    votove qe te vente Saliu ne burg …po ama ne burg po shkojne rilindasit
    ca kokepalar per fatura dritash ,dhe ca nga ata qe ju sollen ne pushtet
    Saliu ne zbor po ju con te gjithve .
    Kreshnikut si jepnit dot 10 deputete ,se kishit hallin e Metes ,nxorret baba Takun deputet.
    sa per zgjedhjet po e bojkoton vete partia jote .50 mij i nxori rrugeve per azil
    dhe 50 mij i ka ne burg
    dhe sa per fjalorin e Jozefines ,mos e mbaj kaq lart ,se Qelbesira Te Bashkuara jeni
    ngado qe ta rrotullosh ti bejtexhiu , nuk laheni dot .
    Kreshniku qe i vetmi qe nuk pranoi HALEancat tuaja .
    e shate per retoriken nacionaliste ,dhe po vete ju po e hani ate qe shate
    Kryevizatimorit i ka ngelur vetem shantazhi me Shqiperine e madhe ,po pa shqiptare
    sepse po treten rrugeve te botes …
    ke ngelur ti , baba Taku ,Mmmmmeta pas kepuce dhe E Drama .
    nuk po ju dalin llogarite per kete qershor ,ngelet duke perbaltur kedo
    po mos u qani kaq shum ,setani keni Nardin …hola muchachos…dhe Idrizerine
    po hajt se do gjeni ca qelbesira te “reja “…mos harro Funeralin mbaje gati shamine ……

    Reply to this comment
  8. Kris 1 April 22, 13:41

    Ne foltore foli vroma
    S’keni pare gje akoma
    Tashti une jam une sulltanesh
    do ju qeth ate pak lesh
    Jam e majt se majtas shtrihem
    Me jaran te djathte une ngrihem
    Dhe per ju une kam te gjatin
    merrni rruget leni fshatin
    Per burra gati vapore
    Dhe per grate ca semafore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*