Kreta dhe e Vërteta

November 14, 2017 11:04

Kreta dhe e Vërteta

Ksenofon Krisafi*

 

Dy ditë më parë përfundoi në Kretë një raund negociatash intensive ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias, të cilët shoqëroheshin nga ekipet e tyre përkatëse. Tre ditët e bisedimeve dhe tematika gati gjithëpërfshirëse e tyre janë lajm që flet për një hap pozitiv përpara, i hedhur pas një periudhe “ftohjeje”, të padëshirueshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Prej shumë kohësh ato karakterizoheshin nga një stanjacion i papërligjur. Dy popuj fqinjë, me një të kaluar përgjithësisht pa probleme, të cilët, për një varg arsyesh, duhet të ishin ndër protagonistët e zhvillimeve europiane në gadishullin ballkanik, janë futur në një qerthull mërish e akuzash, që ka komplikuar dhe ka ngadalësuar avancimin e procesit të bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Për fat të keq dominon shigjetimi negativ në distancë, nëpërmjet një gjuhe që mban erë vjetërsirë, shoqëruar ngandonjëherë edhe nga veprime të mbështetura në akte juridiko-ndërkombëtare të para një shekulli, të kapërcyera nga zhvillimet progresive. Ndjehet edhe gjuha e kërcënimeve dhe e forcës, e shpallur jashtë ligjit që nga Pakti Briand-Kellog i 1928, Karta e Kombeve të Bashkuara dhe akte të tjera të rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Kretë, ato që fliteshin në distancë u shtruan në tavolinën e bisedimeve dhe besohet se palët ia thanë njëra tjetrës pikëpamjet e veta pa censurë. Ato gjetën rastin të përsëritnin zyrtarisht në nivele të përshtatshme diplomatike pozicionet e tyre në qëndrimet aktuale për disa nga çështjet më delikate dhe më të komplikuara të dosjes voluminoze të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Diskutime dhe komente të shumta u përhapën me shpejtësi nga pothuajse të gjitha mjetet e informimit të të dy vendeve si edhe ato të shteteve të tjerë. Një pjesë ishin objektive, të matura dhe të ekuilibruara. Një pjesë tjetër mbështeteshin mbi informacione të deformuara të rrjedhura nga kanale jozyrtare të mjediseve të negociatave, disa mbi hamendësime hipotetike. Në përgjithësi ato prireshin nga kritikat, nga ndjenja e deziluzionit për rezultatin.

Mendoj se janë gjykime sempliste dhe të ngutura.

Së pari, nuk ka dyshim që, normalisht, çështjet e kontestuara ndërmjet shteteve duhet të zgjidhen me negociata dhe jo me forcë ose me kërcënimin e përdorimit të saj. Në këtë rrugë ecën të dyja palët gjatë bisedimeve të Kretës dhe kjo nuk lë vend për kritika.

Së dyti, nuk mund të përligjet nguti që tregohet duke pritur që me një takim ministror të  ezaurohej tërë tematika e marrëdhënieve shqiptaro-greke, për më tepër që çështjet janë të tilla që kërkojnë trajtim të kualifikuar, tepër të kujdesshëm, me shumë përgjegjësi, nga specialistë me kompetencë të spikatur, të karakterizuar nga qytetaria, emancipimi dhe integriteti.

Ministrat kishin marrë përsipër të bisedonin dhe të merreshin vesh vetëm për domosdoshmërinë e përgatitjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse për secilën prej çështjeve dhe jo të hidhnin firmat e tyre mbi një dokument çudibërës që do t’iu jepte atyre zgjidhjen e menjëhershme magjike. Qoftë edhe nga një pikëpamje formalo-juridike ata nuk e kishin tagrin e duhur ta bënin këtë, sepse minimumi lypseshin që aktet që mund të pretendonin zgjidhjet e dëshiruara në interes të të dyja palëve, të përshkonin një cikël procedural, formal e juridik, në instancat përkatëse të secilit prej shteteve, për miratimin e tyre në parim në formën e projekteve që do të shërbenin për diskutim. Këto procedura zgjatin dhe vetë negociatat për çështjet kërkojnë ngandonjëherë shumë kohë, deri vite të tëra. Nuk duhet harruar gjithashtu domosdoshmëria e marrjes së miratimit nga kreu i shtetit, kjo për faktin e thjeshtë se bëhet fjalë për akte që trajtojnë dhe zgjidhin çështje të kompetencës së tij. Në këtë mënyrë nuk do të përsëritej gabimi që u bë 8-9 vjet më parë, kur kjo instancë superiore u injorua, në të ashtuquajturin Pakti detar. Ato mund të ndërmerren tashmë kur mendohet se palët ia kanë ekspozuar njëra tjetrës paraprakisht qëndrimet përkatëse për çështjet objekt kontesti.

Siç u tha ato janë komplekse dhe delikate, që ngërthejnë interesa të rëndësisë së veçantë për të dy vendet. Si të tilla kërkojnë vëmendje e kujdes maksimal.

Në veprimet e ndërmarra në politikën e jashtme shtetet tregojnë prudencë të skajshme, sepse nuk është si në politikën e brendshme, ku një gabim mund të rregullohet duke e abroguar aktin e mëparshëm dhe duke e zëvendësuar me një tjetër më të përshtatshëm. Në marrëdhëniet ndërkombëtare ndërhyrje të tilla përligjen vetëm kur ekzistojnë rrethanat e përcaktuara nga klauzola rebus sic stantibus. Shembulli më i qartë i një gabimi të tillë (le të qëndrojmë te ky përcaktim), është sërish barra e rëndë që i lanë këtij vendi dhe këtij populli politikanët e papërgjegjshëm që avancuan dhe nënshkruan të ashtuquajturin Pakt detar dhe që tani, për t’i shpëtuar përgjegjësisë blasfemojnë Gjykatën Kushtetuese, si të shitur a të blerë, të vetmin institucion që kishte mbetur e paprekur nga baltosja, pas përgojimit të qeverisë, kryeministrit, ish prokurores së përgjithshme dhe vetë ish presidentit. Keqardhje e thellë për tentativën e njollosjes së një prej organeve më të larta të shtetit dhe të një grupi të respektuar juristësh, të cilët meritojnë vlerësime dhe mirënjohje për kurajon dhe gjestin e jashtëzakonshëm të anulimit të një akti që cenonte rëndë interesat kombëtare.

Është koha kur të gjitha forcat politike në vend, të braktisin për pak çaste sheshin e betejave dhe të shprehen qartë në mbështetje të qeverisë dhe të negociatave të Kretës. Ato duhet të inkurajojnë vazhdimin e tyre, duke kërkuar që të respektohen institucionet dhe legjislacionet kombëtare, normat dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare për këto çështje, si dhe të mbrohen interesat kombëtare, integriteti dhe sovraniteti territorial, barazia dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të njëra tjetrës etj. Këtë, krahas qeverisë, e ka për detyrë veçanërisht opozita e sotme, sepse ishte ajo që dje në pushtet, me papërgjegjshmërinë e treguar, problemeve të shumta në marrëdhëniet shqiptaro-greke, iu shtoi edhe të tjera me pasoja shumë të rënda.

Të dyja palët duhet ta hedhin firmën e vet në akte juridiko-ndërkombëtare që rregullojnë seriozisht problemet dhe jo që bëjnë sikur i zgjidhin, duke i kapërcyer e duke lënë farën e së keqes për t’u shfaqur sa herë që krijohen kushte shpërthyese.

Athina dhe Tirana duhet të bëjnë kujdes që të krijojnë një atmosferë të përshtatshme bisedimesh. Nuk mund të negociohet normalisht kur politikanë të ndryshëm apo turma ekstremistësh të irrituar, lëshojnë thirrje kërcënuese, tregojnë “muskujt” ose ekskluzivitetin e papërligjur të certifikimit të lejës për të shkuar në Europë etj.

Ata që tregojnë ngut për të mësuar menjëherë gjithçka u tha në tryezën e bisedimeve në Kretë, duhet të mbajnë parasysh se në taktikat e përdorura gjatë realizimit të veprimeve të ndryshme në politikën e jashtme, për një periudhë fillestare kohe, palët ruajnë edhe një marzh të caktuar konfidencialiteti, natyrisht brenda limiteve të kërkesës për transparencë të imponuar nga dispozitat e kushtetutës dhe legjislacionit, për çka duhet treguar durim dhe mirëkuptim.

Tre ditët e bisedimeve të Kretës dhe ato që do të vijojnë duhet t’i vënë politikanët e të dyja palëve përpara përgjegjësisë dhe detyrimit sublim që të t’iu hapin shqiptarëve dhe grekëve horizontet e bashkëjetesës miqësore e paqësore, t’iu japin atyre shansin e merituar të një jete të bukur, të begatë e pa probleme, për të merituar bekimin e njerëzve të zakonshëm nga të dyja anët e kufirit.

 

*Dekan i fakultetit të shkencave juridike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

November 14, 2017 11:04
Komento

16 Komente

  1. L.H November 14, 11:31

    Or ti i ‘universitetit medhetar’ qe ke ngelur ne det te hapur e jep leksione per peshkaqene!
    Askush me tru nuk i ve ne diskutim bisedimet midis dy fqinjeve por ti e ben leksionin me kembe perpjete se nuk njeh dy gjera:
    1.-Shprehjen popullore:Kur sje i zoti te dhjesin te tjeret,kur je i dhjere mos fole’
    2.- Ne cilin do vend te Botes nje minister quhet ‘Minister shteti’ ne rastin konkret i tille quhet ai grek qe ka shtet e demokraci nga ka ardhur edhe si fjale ky i ‘yni’ sa do i zgjuar e i mençur nuk quhet ‘minister shteti’ se ti nuk di qe ne jemi 27 vjet pa shtet e as nuk mund te perfaqesoje nje qeverri me 20 perqind te elektoratit!??

    Njesoj si ti shkoje nje femer lakuriq nje perdhunuesi e ti thote mos ma fut…..
    Shqipetaret e Shqiperija ka 27 vjet qe ka marre rrugen per Janine ti nga mesdheu jepleksione per kreten kur 1/3 ose 200 mije shqipetare ne Greqi temoshave1-35vjeçnukdineshkrime kendim shqip dhe sherbimin ushtarak e bejne ne ushterine greke…’Fluturo me presh ne bithe hiu ha ha ha..

    Reply to this comment
    • lora November 14, 18:04

      Ti LH paske ikur per lesh . Mendja peshohet , jo truri se dhe gomari ka me shume tru, por mendje s’ka. Shkrimi eshte shume i sakte.

      Reply to this comment
    • mateo November 14, 23:59

      Or ti Lahe dhe Haje!
      Qenge pisanjos o plehre qe perdor shprehjet e nje tradhetari te kombit!
      Se je ti i dhjere koke e kembe,nuk ta ka fajin njeri,prandaj mos ha mut kot,por mbushe garuzhden plot qe te mbushet plenci sa te plasesh!
      Ik more gelbaze tuberkulare!

      Reply to this comment
  2. Arber I November 14, 13:44

    Shkrim shume i qarte dhe i dobishem, i shkruar nga nje mjeshter i marredhenieve nderkombetare.

    Reply to this comment
    • mirel November 14, 21:21

      Cfare qarteson shkrimi?
      Qe kur nis konkluzionet autori thote qe ceshtjet nuk zgjidhen me lufte.
      Asnje lufte nuk ka nisur Shqiperia.
      Shqiperia nuk po insiston te bej lufte per kufirin grek, eshte Greqia qe ben nje te tille…qe me Dulen dhe me Himaren..
      Perse autori ve shenjen e barazimit.
      Qe ketu bie cdo lloj argumenti i metejshem
      Shkrim pisanjos qe nuk ja vlen te lexohet me tej

      Reply to this comment
  3. Petronis November 14, 14:14

    Le te jemi te sinqerte dhe mos na marrin per budallenj.
    Absolutisht nuk ka ndreuar e nuk do te ndroje ne politiken greke dy-shekullore, qe nga themelimi i atij shteti.
    Ne rangun nderkombetar ajo fillimisht iu pervesh zbatimit te Megaliidhese.
    Pas luftes se pare boterore dmth pas humbjes katastrofike qe pesoi Greqia me Turqine, politika greke pati perfitime territoriale ndaj Bullgarise, qe erdhen si rrjedhim i renditjes se saj me fuqite e fituesve ne luften e pare boterore.
    E vetmja pjese e programit te Megaliidhese nga e cila nuk kane hequr dore qeverite greke eshte aneksimi i Shqiperise se jugut.
    Ne sherbim te ketij projekti pas renies se komunizmit jane ndermarre vendosja e priftit grek Janullatos ne krye te Kishes Ortodokse shqiptare, krijimi i varezave greke ne Kelcyre, marreveshja tradhetare per detin, provokimet per minoritetin e paqene ne Himare, kercenimet boshe per nje veto greke (!!!!!!!!!) kunder hyrjes se Shqiperise ne BE, etj. dhe nje propagande antishqiptare ne nivel kombetar e nderkombetar.
    Politika greke ndaj Shqiperise jo vetem qe nuk eshte “me kembe ne toke” dhe realiste por eshte me te vertete donkishoteske.
    Me shume se nje shekull i ekzistences si shtet i pavarur e kane stazhionuar tanime shtetin shqiptar dhe kane afruar bashkimin kombetar te shqiptareve, ne ate shkalle sa qe ideja e VorioEpirit eshte konsideruar, ne shprehjen e nje diplomati amerikan, si “a Greek joke”.

    Reply to this comment
  4. Petronis November 14, 14:15

    Le te jemi te sinqerte dhe mos na marrin per budallenj.
    Absolutisht nuk ka ndreuar e nuk do te ndroje ne politiken greke dy-shekullore, qe nga themelimi i atij shteti.
    Ne rangun nderkombetar ajo fillimisht iu pervesh zbatimit te Megaliidhese.
    Pas luftes se pare boterore dmth pas humbjes katastrofike qe pesoi Greqia me Turqine, politika greke pati perfitime territoriale ndaj Bullgarise, qe erdhen si rrjedhim i renditjes se saj me fuqite e fituesve ne luften e pare boterore.
    E vetmja pjese e programit te Megaliidhese nga e cila nuk kane hequr dore qeverite greke eshte aneksimi i Shqiperise se jugut.
    Ne sherbim te ketij projekti pas renies se komunizmit jane ndermarre vendosja e priftit grek Janullatos ne krye te Kishes Ortodokse shqiptare, krijimi i varezave greke ne Kelcyre, marreveshja tradhetare per detin, provokimet per minoritetin e paqene ne Himare, kercenimet boshe per nje veto greke (!!!!!!!!!) kunder hyrjes se Shqiperise ne BE, etj. dhe nje propagande antishqiptare ne nivel kombetar e nderkombetar.
    Politika greke ndaj Shqiperise jo vetem qe nuk eshte “me kembe ne toke” dhe realiste por eshte me te vertete donkishoteske.
    Me shume se nje shekull i ekzistences si shtet i pavarur e kane stazhionuar tanime shtetin shqiptar dhe kane afruar bashkimin kombetar te shqiptareve, ne ate shkalle sa qe ideja e VorioEpirit eshte konsideruar, ne shprehjen e nje diplomati amerikan, si “a Greek joke”.
    Kreta edhte vetem nje komedi e vogel diplomatike greke.

    Reply to this comment
  5. Laura Mezini November 14, 16:14

    Nje shkrim qe meriton pershendetje te sinqerta. Ju pergezoj Prof.Krisafi per thellesine e gjykimit, largpamesine e ideve. Ka ende nevoje Shqiperia per mendje te tilla. Respekte dhe per Z. Bushati dhe ekipin negociator qe te finalizoje me sukses kete mision te veshtire

    Reply to this comment
  6. Haka Tekizoti November 14, 17:46

    Shumë drejt.

    Reply to this comment
  7. I.Troplini November 14, 17:50

    Unè tè tregoj ujkun, Zotrote thua ku janè gjurmèt,

    èshtè e kaluara dhe e tashmja, ato qè nuk na lejojnè ti mèshojmè kèmbanès sè optimizmit apo “konfindicionalitetit dypalèsh” si ndèrtim urash tè urta pèr afrim.
    Ministri i jashtèm shqiptar, tek shkonte pèr nè Kretè, iu desh tè bènte njè bisedè, me bashkèkombas qè kishin shpenzuar deri nè 24 orè, nè pritje tè kalimit tè kufirit pèr nè territorin grek.
    Nuk dua tè besoj, iu tha afyre, se kjo èshtè njè gjè e qèllimshme, e palès greke.
    Ky èshtè vetèm njè rast “banal” i marèdhènies shqiptaro-greke. Mos tè pèrmendim asgjè tjetèr, nga dhuna barbare policore ndaj shqiptarève nè Greqi, diskriminimi i tyre i hapur, deri nè kèrkesèn pèr vetèmohim.
    Bisedime teknike pèr probleme historike, mund dhe duhet tè ketè. Faktet historike, nuk lènè shumè vend pèr hedhje vallesh me fqinjin.
    Politika greke ndaj Shqipèrisè, èshtè e njèjtè, pavarèsisht personit qè ka marrè zyrèn e Kryeministrit apo tè Presidentit. E vetmja gjè qè ka ndryshuar, dhe kjo èshtè thelbèsore sot,,,,,, shoqèria shqiptare èshtè shumè mè e ndjeshme karshi temave tè tilla.
    Edi Rama, nuk do ti ikè dot kètij realiteti, megjithè estetikèn e tij mediatike pèr tè shitur sapunin pèr djathè.
    Do ti kushtonte shumè atij, njè afrim i nxituar nè tema tè nxehta, qè kèrkojnè seriozitet dhe strategji kombètare nè pèrpilim, mè tepèr sesa spèrdredhje klounèsh para kamerave.
    Èshtè miope, tè besosh se qasja dhe sjellja greke ndaj shqiptarève, èshtè vepèr e grupeve ekstremiste apo e teveqelève llomotitès. Nuk ka asnjè shenjè, se dikush nè shoqèrinè greke shqetèsohet pèr njè realitet tè tillè, ndaj dhe pozicionohet politikisht, siç do i kishte hije njè vendi tè KE.
    Nè kushte tè tilla, ndèrtimi i raporteve tè sinqerta, fillon me hapa tè vogla nè terren, fillon me respektin ndaj ligjit dhe moscènimin e dinjitetit tè qytetarit shqiptar.
    Çdo gjè qè anashkalon kètè realitet, èshtè si ai pakti i Saliut apo çdo pakt tjetèr nè tè kaluarèn, qè shqiptarèt e kanè paguar shtrenjtè.

    Reply to this comment
    • mirel November 14, 21:25

      Dhe nuk e ka besuar. Perkundrazi nga mirebesimi ndaj grekerve ja mori valles.
      Flasim per idiote te peshtire dhe dinake.
      Faktet flasin vete dhe konkluzioni jot ne fund eshte mese i sakte.

      Reply to this comment
  8. Gzim Kulufi November 14, 19:22

    Shkrim i qarte, i qete, i bukur, por pa tema konkrete te bisedimeve, pervec dakorsise qe do te bien gjithmone dakort me dakortizem te d’akorduar!!!

    Reply to this comment
  9. Po,Po November 14, 21:52

    E verteta eshte se qeverite greke , ne menyre konstante , qysh se u krijua shteti grek , nuk kane ndryshuar asgje ndaj Shqiperise . Perkundrazi , mbas renies se sistemit socialist , atyre iu shtua oreksi dhe kane perparur shume ne qellimet e tyre ekspansioniste . Sepse, pas `90-es ne krye te vendit kemi pasur eksponente te sherbimeve te huaja , sidomos te atyre serbe e greke . Situata e ndere keto vitet e fundit me Greqine , u krijua thjesht e vetem per faj te tyre , se perse guxoi Edi Rama te kundershtoje vasalitetin ndaj politikes primitive , mesjetare e arrogante greke ! Aktualisht atyre iu ka mbetur ne dore vetem karta e “vetos” per pranimin e Shqiperise ne BE , kercenimii i pa nderprere i “fsheses” ndaj emigranteve , refreni i “kenges” per te drejtat e minoritetit dhe , e fundit sorollatja dhe mbyllja e kufirit shteteror . Ata kane shumefishuar perpjekjet neveritese per ndertimin e sa me shume vorrezave te ushtareve greke , qe na paskan dhene jeten “per mbrojtjen e atdheut te tyre” , jashte kufijve shteterore, ne menyre qe te perjetesojne dhe “legjitimojne” si teritore greke , Shqiperine e Jugut . Dhe kafsha fashiste anti shqiptare e bajraktarit vicidolas i eshte bindur perunjesisht . Ndaj , qendrimi dinjitoz i Edi Rames , i terbon ata ,deri sa ta quajne hapur armik , dhe politiken e tij te drejte , ta quajne thellesisht armiqesore dhe antieuropiane . Ndaj , Edi Rama dhe qeveria e tij , pavaresisht mungesave e dobesive qe verehen ne punen e perditeshme , duhet me pa tjeter te perkrahet e inkurajohet , per ta detyruar Greqine te terhiqet nga kerkesat absurde dhe teper te rrezikeshme per te ardhmen e vendit dhe te femijeve tane .

    Reply to this comment
  10. Pellazgos November 15, 05:10

    Zoti Petronis,nuk eshte Megalidea por detyrim i Greqise per jugun e pushtuar nga myslimanet dhe islamiket.
    Nuk ju arrijne 45 Imamer apo Hoxhallare te arrestuar nga nderhyrja e Amerikes dhe Evropes?
    Tre here erdhi Greqia ne Albanistane shekullin e kaluar dhe luftoi heroikisht kunder Italise fashiste dhe “shtetit” kukull islamik servil i quajtur Shqiperi.
    Sa per ty zoti Troplini,nuk mund te degjenerohet me shume nje prostitute,se Albanistani eshte problem Evropian qe ky “shtet” duhet te zhduket nga faqja e dheut.

    Reply to this comment
  11. Dhimbia e madhe Popull November 15, 14:28

    Me PO,PO-ne -per ceshtiet e vendit tone.
    Dhimbia e Madhe.

    Reply to this comment
  12. Miri November 15, 19:02

    Shkrim I sakte e ne menyre profesionale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*