Kretë, zbulohen tre varre me artefakte të shtrenjta

September 8, 2018 17:40

Kretë, zbulohen tre varre me artefakte të shtrenjta

Tre varre të lashta janë gjetur gjatë një ekspedite arkeologjike në Sitia të Kretës Verilindore.

Varret mendohet se i përkasin periudhës 2800-1700 para Krishtit.

Në varrin e parë u gjet një armë e përdorur në Petras dhe një shpatë e shkurtër prej bronzi.

Ndërsa varri i dytë, sipas arkeologëve, mendohet se i përket një gruaje. Në të u gjetën një numër i madh rruazash ari të punuara me mjeshtëri shumë të lartë si dhe rruaza prej argjendi dhe kristali, të cilat mendohen se kanë qenë të qepura mbi një veshje.

Pak më tutje, është gjetur një varr i tretë që përbëhej nga pllaka të cilat krijonin një strukturë në formë kutie. Arkeologët kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një varr fëmijësh nën 10 vjeç dhe se aty u gjetën dy rrathë ari.

s.a/dita

September 8, 2018 17:40
Komento

14 Komente

  1. Dhe mbishkrimi skishte asnji fjale Greke ! September 8, 20:09

    haha .
    Ku fillon e mbaron Greqia ,qe i ngjan nji shteti te trilluar
    ne interes te fuqive te medha ,per ta perdoruar ate

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana September 9, 00:53

    Periudha per te cilen behet fjale, i perket asaj “Minoike”, kohe kur kultura helene nuk egzistonte dhe kijo, bashke me kulturen e Mikenes dhe gjithe ate qe quhet “Kultura Ballkano-Anatolike” ose Pellazgjike, s”kane asnje lidhje dhe jane te ndrysme nga kultura e mevonshe helenike. E vetmja vazhdimesi e lidhje konfirmohet arkeologjikisht vetem me kulturen materiale e shpirterore ilire. Kur te vije koha qe edhe ghithe monumentet e shkrimit te asaj oeriudhe, te vertetohen shkencerisht, nga ana gjuhesore, se kane lidhje me gjuhen shqipe, atehere ky do te jete revolucioni i vertete ne histori.

    Reply to this comment
  3. demo September 9, 11:05

    Kjo eshte kultura e lashte Pellazge,o shqiptare!
    Minoikket kane pasur shkembime tregtare dhe kulturore me Fenikasit e bregdetuit afrikan.Gjurme te ketij qyteterimi ruhen ne shkrimet e vjetra Assiriane.As greket dhe as Iliret nuk kane te bejne me qyteterimin Mikenas,ose qyteterimin Pellasgjik.Pse?E para pellasget,pra Mikenasit dhe Minoiket ishin popuj me prejardhje nga Afrika Vetiut,konkretisht nga Levanti,Ishin MATRIARKALE,Fiset trashegoheshin sipas Linjes Femerore,.Ne sundim ishin femrat,qe ruanin pavaresine ekonomike te drejtat civile.Kjo duket ne tempujt,shtepite,pallatet e afresket e gjetur ne Krete dhe Santorini.
    Iliret dhe greket ishin popuj te grupit INDOEUROPIAN,,me prejardhje nga Azia Qendrore,popuj PATRIARKALE me gjuhe dhe kulture te ndryshme nga Pellazget Minoike.Sikur qytetin e Kartagjenes te mos e kishte rrafshuar Roma,atje duhej ti kerkonim pellasget e fundit.

    Reply to this comment
  4. demo September 9, 11:06

    Kjo eshte kultura e lashte Pellazge,o shqiptare!
    Minoikket kane pasur shkembime tregtare dhe kulturore me Fenikasit e bregdetuit afrikan.Gjurme te ketij qyteterimi ruhen ne shkrimet e vjetra Assiriane.As greket dhe as Iliret nuk kane te bejne me qyteterimin Mikenas,ose qyteterimin Pellasgjik.Pse?E para pellasget,pra Mikenasit dhe Minoiket ishin popuj me prejardhje nga Afrika Vetiut,konkretisht nga Levanti,Ishin MATRIARKALE,Fiset trashegoheshin sipas Linjes Femerore,.Ne sundim ishin femrat,qe ruanin pavaresine ekonomike te drejtat civile.Kjo duket ne tempujt,shtepite,pallatet e afresket e gjetur ne Krete dhe Santorini.
    Iliret dhe greket ishin popuj te grupit INDOEUROPIAN,,me prejardhje nga Azia Qendrore,popuj PATRIARKALE me gjuhe dhe kulture te ndryshme nga Pellazget Minoike.Sikur qytetin e Kartagjenes te mos e kishte rrafshuar Roma,atje duhej ti kerkonim pellasget e fundit…

    Reply to this comment
  5. Pellazgos September 9, 17:07

    Po pse Saranda nuk ka qene Dyzete zoti me comentin e pare?
    Erdhen Greket dhe nga Dyzete e beren Saranda pa lejen e Sulltanit.
    Sa te “djallezuar” keta Greket edhe Apolloni qe bota e njeh Perendi Greke pervec Hamzave,Hasaneve,Sulejmaneve,Abdullaheve eshte perendi turke.
    Edhe fjala Mitho-Llogjia eshte Turke e vjedhur nga Greket,ka qene Perrallo fjale.
    Ah keta Greket e “poshter” na kane vjedhur historine Osmane dhe na quajne Shqipetare.
    Apo fjalen Dhimo kratia na e kane vjedhur Greket e poshter ishte Stati i popolas,”shqip” shteti i popullit.
    Anti Greqizmi,anti Ilyrizmi,anti Epirotizmi,anti Maqedhonizmi egziston se kini turqine ne gen dhe nuk do beni kurre prokopi.

    Reply to this comment
  6. Alban Hamzai September 9, 21:18

    Disa komentuesve te tipit Demo,Aleksnder Thana e Kompani po ju kujtoj vetem pak gjera: Shkencetari me I madh shqiptar Eqerem Cabej ka shkruar se “prejardhja e ilireve nga pellazget ishte nje ender e rilindasve e cila ,sic cdo enderr merr fund ,me pellazget nuk kane asnje lidhje iliret etj,etj” .Z.Muzafer Korkuti ,ish kryetar I Akademise ka shkruar se “…Iliret u cfaqen ne Ballkan 1.000 vjet pas zhdukjes se pellazgeve … “.Githe bota shkencore (e huaj dhe shqiptare e ka provuar se iliret nuk kane asnje lidhje me pellazget ,pervec shkencetareve te tipit Demo ,Aleksander Thana e Kompani .Dhe bota shkencore sot deklaron se akoma nuk eshte provuar prejardhja e shqiptareve nga iliret ,pasi te dhenat nuk mjaftojne… .Prandaj “shkencetaret ” e tipit te mesiperm le te shkruajne drejt historine e Shqiperise te viteve 1939-1944 e te viteve me pas,pasi po hame koken e njeri-tjetrit per keto vite e te leme rehat historine mijravjecare te te tjereve e shkruar dhe e stershkruar nga shkencetaret e botes dhe jo nga kafenete ku shkruhet historia e Shqiperise .Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  7. demo September 9, 22:53

    zoti grekoman i konvertuar ne Hamza.Ata qe ju lshojne ne toke ju grekomanet,qe te mos fluturoni me pras ne by..,jane autoret greke te lashtesise.Jane nje sere Gjeografesh,historianesh,filozofe dhe udhetare greke te lashtesise(Herodoti,Tuqiditi,Theopompi,Straboni,qe kane percaktuar fare qarte shtrirjen e popullit grek ne lashtesi deri ne gjirin e Ambrakise(Prevezes)Madhja per Herodotin edhe Ambraket dhe Heliotet qe banojne ne juge te gjirit te Ambrakise,NUK JANE GREKE,POR JANE EPIROTE..Fiset qe jetojne ne veri te gjirit te Ambrakise jane Epirote,BARBARE,QE NUK FLASIN GREQISHT.Pirro Epirit nuk e ka quajtur kurre veten grek,por Epirot.Eshte e vertete qe pati disa gra,nje prej te cilave ishte e bija Ptolemeut,mbretit te Egjiptit,qe quhej Antigona.Per nder te saj Pirro ndertoi qytetin Antigonea.Maqedonasit e lashte,NUK JANE GREKE,Kete e thote oratori i famshem Athinas Demosteni,Jane barbare dhe nga ata barbare qe as per skllever nuk bejne-thote Demosteni.ne fjalimin kunder Filipit,te atit te Alexandrit.Perandoria romake e Lindjes e mbiquajtur Bizantine,nuk eshte Perandori Greke,por Romake.Ju grekomanet qe pretendoni te pervetesoni gjithe arritjet dhe TERRITORET E POPUJVE TE LASHTE TE MESDHEUT,nuk dini qe vetem GREKE NUK JINI. Ju jeni shqiptare,jeni vllahe,jeni sllave dhe prej jush greke tamam jane pondet,trabezundet,fanariotet qe shpernguli Turqia ne Greqi me marreveshjen e Nderrimit te popullsive,ne 1923.Duhet te falenderoni Turqine qe ju beri me greke.ne shek e XX.

    Reply to this comment
  8. Aleksander Thana September 10, 03:46

    Sa per “Alban-Hamzane” (edhe alban edhe hamza!?), nga emri qe i ka vene vetes do te tregoje otomanizmin e tij, do te tregoje se keta jane shqiptaret e sotem, – te turqizuar. Eshte e vertete qe ka plote halldupe e turkoshake ne Shqiperi e me tej, por shqiptaret jane shqiptare, pavaresisht nga feja qe kane trasheguar. Kete duhet ta dije e mesoje Hamzai i muhametit te dyte.

    Reply to this comment
  9. elvis torviolli September 10, 13:10

    MOS NA LIDHNI SHQIPTARET ME DINOSAURET AMON SE NA KENI BO ME VJELL!!!

    Reply to this comment
  10. Alban Hamzai September 10, 14:59

    Z.Demo e Kompani! Ne teatrin e Dhodhones I shihnin tragjedite greke 18.000 spektatore epirotas greke ,Filipi I Maqedonise dhe maqedonasit ,epirotet,dhe deri tek greket e Dhirahion kane marre pjese ne Lojrat Olimpike ,Aleksndri I Madh falenderoi Perendite qe kish lindur grek dhe coi gjuhen e kulturen greke ne te gjithe boten etj,etj,etj… .Por mund te me sqaroni z.Demo ,ne qofte se e keni lexuar grekun Ptoleme ,I cili shkruan per qytetin Albanopolis te formuar nga romaket e ardhur nga kodrat e Bardha (Alba) te Romes si roje te rruges Egnatia dhe nuk shkruan per asnje fis me emrin”Alban” ju vu shume e shume kohe me vone nje bisht e na doli fisi “Alban”,qe ne fakt nuk ka ekzistuar kurre? Pse emri “alban” doli per here te pare ne shek.12 pas Krishtit dhe pas vendosjes se fiseve Avare-Albane te Kaukazit ne shek.7-8 pas Krishtit ne teritorin e Shqiperise se sotme verilindore ?( Ne Kaukaz ekziston nje krahine me emrin Mat me te njejtat emertime gjeografike malesh,luginash etj si ne krahinen e Matit ne Shqiperine verilindore ), Mund te na sqaroni z.Demo e Kompani ,meqe dini kaq mire historine e te tjereve ,si ka mundesi qe iliret ishin ne nje shkalle te tille barbarie sa nuk morren as shkrimin nga fqinjet per te krijuar alphabet (sllavet e ardhur ne shek 6 pas Krishtit e morren dhe formuan alphabet) ,ose sic shkuan Straboni,iliret as nuk dinin te numeronin mbi 100 prandaj nuk benin tregeti ,por pirateri (edhe Teuta njihet si nje nga 10 grate pirate…). E qe te vime deri ne ditet tona a mund te na sqaroni pse deri ne veren e v.1912 shoqatat shqiptare,komitetet etj nuk kerkonin pavaresi per Shqiperine,por vetem autonimi Brenda Turqise ,por u desh Austria e Italia qe te shpallej Paveresia ? A mund te na sqaroni a eshte I vlefshem nga ana ligjore Akti I Pavaresise kur nga 84 delegate firmosen 40,pra me pak se 40 % ? A mund te na sqaroni ,meqe njihni mire historine e te tjereve se cfare ishte Lufta 2Bot.ne Shqiperi…?Ju lutem botoni komentin tim. (Te gjitha keto qe kam shkruar ne kete koment dhe ne ate te mesipermin I kam marre nga autore shqiptare)

    Reply to this comment
  11. demo September 10, 19:25

    Me vjen keq z.Hamza,qe je ngaterruar keq ne rrjeten e lloqeve te kafenese se fshatit,.Dodona eshte nje vendbanim i sterlashte Epirot i fisit te Thesproteve.Cfare t`i bej une Herodotit,babait te Historoise,qe nuk ju len ju grekomanet te rreni?Ne vepren PROZA ANTIKE GREKE,fq.56,me titullin,Legjenda rreth themelimit te Orakullit te Dodones,Herodoti thote:Dy Prifteresha te nisura nga Teba e Egjiptit,u rrembyen nga Fenikasit dhe u shiten njera ne Libii dhe thjetra tek Dodonasit,KJO E FUNDIT QE U SUALL NE GREQINE E SOTME,QE ATEHERE QUHEJ PELLAZGJIA U SHIT TEK THESPROTASIT(fis epirot).KJO E FUNDIT DUKE QENDRUAR KETU SI SHERBETORE THEMELOI FALTOREN E ZEUSIT NE DUSHKUN QE KISH MBIRE NE ATE VEND,QE TE PERJETESOJE KUJTIMIN E FALTORES (se Amonit) te Tebes Egjiptiane..
    Pra z. Hamza grekomani,Faltorja e Dhodhones eshte themeluar,kur Gadishulli quhej PELLASGJIA.Greket nuk kishin ardhur ende nga brigjet e detit te Zi,.Ne Dodone banonin Thesprotet,nje fis EPIROT,.
    Une duke dashur te sqaroj ty,u sherbej me material te gatshem historik dy sharlataneve plagjatore.Njeri eshte Moikom Zeqo,qe kaq indicie shkencore i duhet per te botuar neser tek Blogu i Moikomit nje carcaf dhe tjetri eshte nje plagjator edhe me i peshtire e karagjoz,sepse eshte edhe injorant,qe quhet Marin Mema dhe kete qe te shkruaj une do ta filmoje e recitoje me 13 fuoristrada dhe 13 kamera.
    Ti alban Hamzai thua qe Alexandri i madh falenderoi perendite qe kishte lindur grek.Kur e ka bere kete?Cili autor i lashtesise e shkruan,ne cilin liber,ne cilen faqe?
    Gjeografi Alexandrin Ptoleme 90-160 pas krishjtit (pasardhes e Maqedonasve qe u vendosen ne Alexandri te Egjiptit) e permend Albanopolin dhe fisin ilir te Albaneve ne shek.II pas eres sone dhe jo ne shek.e 12 sic shkruan ti.Fisi ilir i Albaneve permendet edhe me emrin Parthine-Bardhine,ne luften civile Romake midis Cesarit dhe Pompeut.Ptolemeu nuk permend as Albalongon,as Monthalbanin,as kodrat e bardhe te Romes,as Albanet e Kaukazit.Kjo llapashithje ,ne kohe te ndryshme qe ti i ben corap me aq grame sa ke,,,, lidhet me nje perpjekje te Papa Piikoliminit i quajtur Piu vi,per te spjeguar origjinen e shqiptareve,perzier,me ca histori kishtare te shek 18-19.
    Ju grekomanet e Shqiperise jeni o leberit e Himares,o vllahet e Pilurit,o vllahetr e Gramozit.Qekur late ju krrabet dhente e dhite dhe zute kompjuterin,,shkoi kg.mishit 10 mije leke.

    Reply to this comment
  12. Aleksander Thana September 11, 05:10

    Te lumte pena o Demo, pavaresisht nga mendimi ndryshe qe rezervoj per formimin e etnosit ilir, ate Ballkano-Anatolik e Mesdhetar ne teresi.

    Reply to this comment
  13. Alban Hamzai September 11, 18:45

    Z.Demo!Ne shek.12 albanet permenden per here te pare nga autoret byzantine dhe jo nga Ptolemeu .Ptolemeu ka permendur ne shek.2pas Krishtit qytetin Albanopolis dhe jo fis me emrin alban .Epirotasit ishin Greke .Nuk ka arsye te lodhem duke shkruar per kete.Lexo te gjithe shkrimtaret antike si p.sh.Apollodhoros,Dhionisos o Alikarnasos,Frontinos,Pavsanias,Klavdhios Ptolemeos,Eviropios ,Irodhotos, etj.Edhe Thuqidhidhis me Stravon I karakterizonin epirotet “barbare”per shkak te prapambetje ne zhvillimin e tyre .Cdo gje epirote eshte greke:gjuha,veshja,zakonet,perendite,tempujt,teatrot ku luheshin tragjedite greke,organizimi etj,etj .Mjafton tju kujtoj se ne teatrin antic te Dhodhones ndiqnin tragjedite greke 18.000 epirote . Ne Shqiperine e 2500 vjeteve me pas per te pare kaq spektatore teatrin duhen te mbledhesh spektatoret e 10 vjeteve . Sa per Aleksandrin e Madh lexo dhe do ta marresh vesh se ishte krenar qe ishte grek .I jati I tij Filipi dhe maqedonasit kane marre pjese ne olimpada etj,etj. Dhe meqe do te lexosh per Alekandrin (ka vepra te shumta ) lexo pak: Lexo fjalimin e Aleksandrit ne Kodren e ahileas ne Tria(Troje),botuar ne Kronografine e Ioannis Malalas ne shek.6 ,ose lexo letren qe Aleksandri u ka derguar banoreve te Hiu ne v.332 para Krishtit etj. Dhe nje keshille:per shkence lezo libra te rinj,per histori lexo lebra te vjeter. Meqe u hape shume ,po te sqaroj se Himariotet nuk jane leber ,por leberit e ardhur e te vendosur ne ate qe u quajt Laberi,deshen te beheshin himariote .Vllehte qe permendni kane qene nga pjesa me e ngritur e popullsise qe banonte ne Shqiperi ,shihni personalitetet qe kane nxjerre e do te bindeni .Sa per greket qe banojne ne trojet e tyre mijravjecare ne Shqiperine e sotme jane pjesa me e ngritur,me e ditur,me e kulturuar ,me e perparuar ,jane evropianet e Shqiperise .Dhe se fundi nuk na shkruat gje per Albanet e Kaukazit te ardhur ne shek.7-8pas Krishtit ,per krahinat e Matit ne Shqiperi dhe Kaukaz (botuar si shenime udhetimi ne nje gazete shqiptare ) etj,qe te mos zgjatem.Ju lutem shume botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  14. demo September 11, 20:56

    Une te citova nje pjese te deshmise se Herodotit mbi themelimin e Orakullit te Dodones tek fisi epirot i Thesproteve ne kohen kur greket nuk kishin mbrritur ne gadishullin Ilirik dhe ajo buze deti (sic deshmon Platoni),nuk ishte populluar nga greket e lashte.
    A mund te CITOSH edhe ti nje deshmi te ketyre autoreve,ku te jete shkruar e zeze mbi te bardhe,qe Epirotet jane greke?Ti shkruan qe Epirotet dhe Maqedonasit merrnin pjese ne lojrat olimpike Panhelene.Une po te them qe Epirotet dhe Maqedonasit si popullsi jogreke nuk lejoheshin te merrnin pjese ne lojrat olimpike.Mos me permend kampione olimpike nga kolonite greke te Durresit dhe Apolonise,se ato i dime.PLATONI I LASHTE SHKRUAN:GREKET JANE VENDOSUR NE DETIN MESDHE SI BRETKOSAT RRETH PELLGUT.Koloni greke u vendosen edhe ne Marseje te Galise(Franca e sotme),por kjo s`do te thote qe Galet jane greke..Kete strategji greke zbatuan Venecianet ne mesjete:vendosen koloniste ne ishujt e Mesdheut deri ne Konstandinopoje.Emrat Santorini,Korona jane emra Veneciane,por kjo sdo te thote qe keto vendbanime jane Italiane?
    Po te citoj Demestenin “Filipiket”fq.290:Fare ndryshe qendron puna me Filipin dhe Maqedonasit e tij.AI JO VETEM QE S`ESHTE GREK DHE S`KA ASGJE TE PERBASHKET ME KETE,POR S`ESHTE AS BARBAR PREJ NDONJE VENDI ME EMER TE MIRE.
    ESHTE NJE MAQEDONAS FAQEZI DHE NGA NJE VEND KU ME PARE AS ROB TE SAKTE S`MUND TE BLIJE.
    NUK KA SHKATERRUAR QYTETE?nUK KA UZURPUAR KRYESINE E LOJRAVE PITIKE,TE KESAJ GARE KOMBETARE TE TE GJITHE GREKEVE?
    E sheh o Hamza si ti sqaroj une ty te gjitha?Edhe ate qe ti e quan pjesemarrje te Maqedonasve ne lojrat olimpike greke.Mbreti Filip i Maqedonise i paska uzurpuar keto Lojna me dhune,sepse Maqedonasit dhe mbreti i tyre Filip(i ati Alexandrit) jane pushtues te Greqise se lashte.Tani se si greket e sotem pushtuan Mbreterine e Aleksandrit dhe i bejne maqedonasit greke,se si pushtuan mbreterine e Pirros dhe i bejne Epirotet greke,se si pushtuan Perandorine romake te Lindjes dhe i bejne romaket greke,ky eshte ART ME VETe i grekeve te sotem,.Tani ato emra tuqidhidhos,irodhotis etj etj kush t`i shtiu nder mend,sepse ti o Hamza nuk ke lexuar asnje rresht prej tyre,perndryshe do kishe cituar ;-ne cfare vepre,ne cilen faqe kane shkruar qe Epirotet jane greke?
    Ne cilen veper ne cilen faqe kane shkruar qe Maqedonasit e lashte jane greke?
    Ma cito,si po t`i citoj une te perkthyera ne gjuhen shqipe nga i madhi prof.Sotir Papakristo,konsull i Zogut ne Athine,,profesor i Lyceut francez te Korces,prof i Enver Hoxhes,qe i tha ne themelimin e Universitetit te Tiranes:-Mua mos mu kapardis me cigare ne goje,se e di sa vlen ajo koka jote!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*